Dyshimet e arsyeshme për një vrasje të mundshme gjatë konfliktit të çastit apo në dinamikë grabitjeje, kanë rikthyer sot (3 prill) Policinë e Korçës në fshatin Bulgarec, në banesën e 78-vjeçarit Gëzim Vija, që u gjet dje i vdekur, teksa kishte edhe plagë nga goditje në kokë.
Gjithashtu, ekspertët kriminalistë janë rikthyer sërish duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit.
Po tentohet gjetja e mikrogjurmëve, ku është këqyrur, kontrolluar dhe fotografuar gjithçka.
Në pamje dallohen hetuesit duke fotografuar një makinë “Benz” me ngjyrë ulliri dhe targa të Korçës.
Gjithashtu edhe brenda shtëpisë, me pajisje kontrolli për gjurmë biologjike, ADN-je apo dhe daktiloskopike.
Ndërkohë, pjesë e veprimeve hetimore është edhe një automjet në pjesën e jashtme të banesës, në të cilin po kryhen veprime.
Gjithashtu po kërkohet ehe sendi me të cilin dyshohet se mund të jetë goditur në kokë i moshuari dhe kontaktet e tij të fundit, ekspertimi i telefonit për biseda dhe mesazhe dhe dëshmitë e fqinjëve, të afërmve dhe kujtdo që ka informacione me rëndësi hetimore për zbardhjen e krimit.











