• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DITA INFORMATIVE/ SEEDS: Nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin kulturor
Home
Kulturë

DITA INFORMATIVE/ SEEDS: Nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar në sektorin kulturor

17 March, 2026 s.autor Kulturë

Pranë ambienteve të Sallës Franceze të Bibliotekës Kombëtare “Sotir Kolea”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti Info Day në kuadër të projektit SEEDS – Strengthening Entrepreneurship Economic Development Sustainably in South Adriatic Area.

Ky projekt financohet nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, me partner udhëheqës Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, dhe partnerë në projekt Puglia Culture, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Unionin e Punëdhënësve të Malit të Zi dhe Bashkinë e Agnones (Itali).

Gjatë aktivitetit u prezantuan objektivat kryesore të projektit SEEDS, fokusi i tij në zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ, si dhe mundësitë që ofron për operatorët kulturorë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar, bashkë-prodhimit dhe shpërndarjes së shfaqjeve artistike.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, operatorë kulturorë, përfaqësues të teatrove, si dhe aktorë të industrive kreative, të cilët shfaqën interes për pjesëmarrje të mëtejshme në projekt.

Gjithashtu, u prezantua dhe u shpërnda një pyetësor për identifikimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e programeve të mbështetjes në kuadër të projektit SEEDS.

Takim ndërveprues me operatorët kulturorë në kuadër të projektit SEEDS

Gjithashtu pranë ambienteve të Sallës Gjermane të Bibliotekës Kombëtare “Sotir Kolea”, Tiranë, u zhvillua aktiviteti Participatory Event në kuadër të projektit SEEDS – Strengthening Entrepreneurship Economic Development Sustainably in South Adriatic Area.

Ky projekt financohet nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, me partner udhëheqës Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, dhe partnerë në projekt Puglia Culture, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Unionin e Punëdhënësve të Malit të Zi dhe Bashkinë e Agnones (Itali).

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u ftuan të prezantojnë profilin e tyre dhe aktivitetin që zhvillojnë në sektorin kulturor dhe kreativ, duke krijuar një hapësirë për njohje reciproke dhe rrjetëzim ndërmjet aktorëve të sektorit.

Diskutimi u përqendrua në identifikimin e sfidave dhe mundësive për zhvillimin e sektorit, si dhe në evidentimin e nevojave konkrete të operatorëve kulturorë për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëprodhimit në nivel ndërkombëtar.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, operatorë kulturorë, përfaqësues të teatrove dhe organizatorë eventesh, si dhe aktorë të industrive kreative, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe evidentuan nevojat konkrete për mbështetje, veçanërisht në drejtim të ndërkombëtarizimit të aktivitetit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPOZITA BOJKOTOI SEANCËN/ Kuvendi miraton me votat e PS rezolutën që shpall Iranin shtet terrorist
Previous article KËRKON ZËVËNDËSIM TË NASËS SË SIGURISË/ Zv.drejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi mbërrin në GJKKO

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT