• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
NBA, James Harden në histori, 60 pikë me “triple double”
Home
Sport
Ekipore

NBA, James Harden në histori, 60 pikë me “triple double”

31 January, 2018 Q.Autor Ekipore, Sport

James Harden kalon edhe legjendat e NBA-së. “Ylli” i Houston Rockets zhvilloi një ndeshje të pabesueshme, duke shënuar plot 60 pikë në fitoren 114 – 207 ndaj Orlando Magic. “Mjekrra” theu rekordin e Calvin Murphy-t, që në vitin 1978 kishte mundur të shënonte 57 pikë në një ndeshje të Rockets. Por jo vetëm kaq, sepse Harden është lojtari i parë në historinë e NBA që arrin 60 pikë me “triple double”, pasi ndaj Magic dha gjithashtu 11 asiste dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit. Kjo ishte ndeshja e nëntë me mbi 50 pikë në karrierën e Harden dhe “triple double” i tretë sezonal.

Nëse Hosuton Rockets feston rekordet e Harden, po në Perëndim Golden State Warriors pësoi humbjen e 11-sezonale ndaj Utah Jazz 129 – 99. Një disfatë e rëndë për kampionët në fuqi të NBA me plot 30 pikë diferencë edhe pse kishin mbi parket të gjithë emrat e mëdhenj, si Kevin Durant, Stephen Curri apo Klay Thomspon, me këtë të fundit që realizoi 27 pikë.

Nga Perëndimi në Lindje, nuk bën më mirë se Golden State Cleveland Cavaliers, që u mposht 125 – 114 nga Detroit Pistons. Ndeshje e dobët kjo për LeBron James me shokë, pasi asnjë prej basketbollistëve të Cavs, nuk ishin në treshen më të mirë të sfidës, ndërsa në radhët e Pistons spikatën Johnson, Bullock e Drummond me 69 pikë në total.

Toronto Raptors, falë dyshes DeRozan-Valanciunas, mposhti 109 – 104 Minnestoa Timberwolves, duke e bërë të pavlefshme përpjekjen e Jimie Butler, që e mbylli takimin me 25 pikë.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Washington Wizards – Oklahoma City Thunder 102-96, New York Knicks  – Brooklyn Nets 111-95, New Orleans Pelicans – Sacramento Kings 103-114, San Antonio Spurs – Denver Nuggets 106-104 dhe Los Angeles Clippers – Portland Trail Blazers 96-104.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Unë e dua muzikën, por... "/ Klajdi Haruni tatuazh special me “zërin” e babait (FOTO)
Previous article Zyrtare: United rinovon kontratën me super yllin spanjoll

Q.Autor

Postime të ngjashme

BELLINGHAM I REKORDEVE/ Bëhet lojtari i parë anglez që shënon… Futboll

BELLINGHAM I REKORDEVE/ Bëhet lojtari i parë anglez që shënon…

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë Futboll

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares Futboll

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT