• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI PRANË LAMPEDUZËS/ 19 migrantë humbin jetën, 58 të tjerë shpëtohen nga Roja Bregdetare italiane
Home
Nderkombetare

TRAGJEDI PRANË LAMPEDUZËS/ 19 migrantë humbin jetën, 58 të tjerë shpëtohen nga Roja Bregdetare italiane

1 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Roja Bregdetare Italiane ka njoftuar se 19 migrantë janë gjetur të vdekur dhe 58 të tjerë janë shpëtuar nga një gomone në rrezik, rreth 80 milje detare larg ishullit italian Lampeduza, gjatë mbrëmjes të së martës.Operacioni i shpëtimit u zhvillua në zonën e kërkim-shpëtimit të Libia, pavarësisht kushteve tepër të vështira të motit. Sipas zëdhënësit të rojës bregdetare, Roberto D’Arrigo, forcat italiane ishin të vetmet që mund të ndërhynin në zonë.

“Ne ishim të vetmit që mund të ndërhynim, pasi nuk kishte anije apo ekipe të tjera shpëtimi. Kushtet në det ishin ekstreme, me dallgë që arrinin mbi 6-7 metra”, deklaroi ai.

Dyshohet se migrantët ishin nisur nga Libia, ndërsa viktimat besohet se kanë humbur jetën si pasojë e hipotermisë, megjithëse shkaqet e sakta të vdekjes pritet të konfirmohen nga autoritetet.

Të mbijetuarit u transportuan drejt Lampeduzës pas një udhëtimi që zgjati rreth 10 orë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e shërbimeve shëndetësore lokale.

Ishulli i Lampeduzës konsiderohet si një nga pikat kryesore hyrëse në Evropë për migrantët që kalojnë përmes Mesdheut nga Afrika e Veriut. Çdo vit, mijëra persona humbasin jetën në këtë rrugë të rrezikshme, shpesh në mjete të vogla lundruese që nisen nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë.

Ngjarja rikthen në vëmendje tragjeditë e shpeshta në këtë zonë. Në gusht të vitit të kaluar, një tjetër anije me rreth 100 migrantë u përmbys në ujërat ndërkombëtare pranë Lampeduzës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMET E QEVERISË/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Previous article LUFTA NË IRAN/ Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT