• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA DHE VRASJA E ANDI MALOKUT/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA DHE VRASJA E ANDI MALOKUT/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

31 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e shoferit 24-vjeçar Andi Maloku, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi.Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, rekursi i paraqitur nga dy të dënuarit është vlerësuar i pabazuar në ligj dhe në prova, duke lënë kështu në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Kujtojmë që 24-vjeçari Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. I riu ndërroi më pas jetë në Spitalin e Traumës.

Rraja u dënua me burg për jetë në korrik të 2023, si një prej autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Landi Muharremit, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho.

Rraja është i afërm i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja dhe ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht. Ai është denoncuar në një rast publikisht nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për të mbyllur hetimet ndaj djalit të deputetit, i akuzuar për dhunimin e të dashurës. Ramazan Rraja, pjesëtar tjetër i familjes është po ashtu i akuzuar si pjesëmarrës në atentati, por procesi gjyqësor ndaj tij është në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIGURIA KIBERNETIKE, NUK ËSHTË ZGJEDHJE..."/ Mesazhi nga Ambasada Amerikane: Mbron sovranitetin në epokën digjitale
Previous article BE PËRGATITET PËR NJË KRIZË TË ZGJATUR ENERGJITIKE/ Komisioni Evropian zbardh rekomandimet për kursimin

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT