• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APEL QYTETARËVE SHQIPTARË/ MEPJ: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!
Home
Politikë

APEL QYTETARËVE SHQIPTARË/ MEPJ: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

29 March, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë thirrje këtë të dielë, 29 mars, për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, sidomos ato turistike, në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ky paralajmërim vjen në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve në këtë rajon.

“Ministria po ndjek me kujdes situatën dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim. Qytetarët këshillohen të monitorojnë njoftimet zyrtare dhe të veprojnë me kujdes për sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Po bëhet 1 muaj tanimë që kur nisën tensionet në Lindjen e Mesme, me sulmin e koordinuar SHBA-Izrael ndaj Iranit, që u përshkallëzua më tej, duke ndikuar në ekonominë e mbarë globit.

Situatë kjo, që përkoi me ditët e para të ministrit Ferit Hoxha në këtë post. Ai mblodhi menjëherë Shtabin e posaçëm dhe ekipin drejtues, duke diskutuar mbi problematikat dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë, qoftë ata rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në vendet e Lindjes së Mesme.

Në një konferencë për mediet më herët, Hoxha bëri me dije se Ministria ka kontaktuar personalisht me 2 512 shtetas.

“Një për një, emër për emër”, theksoi ai, duke shtuar se 543 shqiptarë kanë leje qëndrimi të përkohshme dhe 2 962 jetojnë e punojnë në rajon...(Lexo më shumë)

Edhe kryeministri Edi Rama ka komunikuar vazhdimisht me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme. Rama e ka bërë të qartë se vendi ynë qëndron krah SHBA-ve dhe Izraelit në operacionin e tyre ushtarak që vjen për të parandaluar veprimet bërthamore të Iranit.

Madje, Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën duke shpallur Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO LUANI ME JETËN"/ Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!
Previous article "INVESTIME STRATEGJIKE DHE ÇMIME..."/ Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT