• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E PD/ Kos nuk tërhiqet nga deklarata: Ndryshimi vjen edhe nga shoqëria, hiqeni korrupsionin nga mendja
Home
Politikë

AKUZAT E PD/ Kos nuk tërhiqet nga deklarata: Ndryshimi vjen edhe nga shoqëria, hiqeni korrupsionin nga mendja

26 March, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Dy ditë pas akuzave të Partisë Demokratike, komisionerja evropiane Marta Kos është kundëpërgjigjur me një postim shpjegues, ku sqaron deklaratat e saj për korrupsionin dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë intervistës së saj për Politico e cila u prit me reagime të forta në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndonëse Kos nuk i përmend sulmet që i erdhën nga demokratët, e gjen të nevojshme ta bëjë të qartë se shoqëritë e vendeve që duan të futen në BEduhet ta heqin korrupsionin nga mendja. Në postimin e saj ajo insiston se anëtarësimi në BE kërkon jo vetëm ndërtimin e institucioneve të forta, por edhe ndryshim të mendësisë së shoqërive në të gjitha vendet kandidate, që edhe ato të luftojnë korrupsionit. Kos thotë se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe se pavarësisht rrethanave, baza për anëtarësim mbetet e njëjtë për të gjithë.

Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Këtë javë fola në Samitin ‘Competitive Europe’ të Politico. Shpjegova që ne kemi nevojë për debat të vazhdueshëm mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që kjo ndodh, ne duhet të jemi 100% të angazhuar ndaj mbështetjes së vendeve kandidate me reformat e nevojshme. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër është ndryshimi i mentalitetit të shoqërive që edhe ato ta luftojnë korrupsionin. Procesi mbetet i bazuar në meritë. Ndërsa çdo kandidat ka rrethana specifike, baza për anëtarësimin në BE mbetet e njëjtë për të gjithë. Të hysh në BE nuk është thjesht për të markuar kutizat, por edhe për të bërë ndryshimin realitet” tha Kos.

Pak ditë më parë, në një intervistë për Politico, komisionerja lavdëroi punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe tha se rasti i Belinda Ballukut po monitorohet me shumë kujdes.

Por ajo që preku nervin e Partisë Demokratike në Shqipëri ishte pikërisht deklarata se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.

“Mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër. Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”,- tha Kos për Politico .

I irrituar nga kjo deklaratë të cilin e quajti ‘të pabesueshme’  kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi distancimin e institucioneve europiane nga “përgjithësime të papërshtatshme për shqiptarët”. “Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë” tha ai. 

I menjëhershëm ishte edhe shpërthimi i Sali Berishës, i cili e akuzoi Kos-in se po sillet si ortake e një të korruptuari si kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur
Previous article FTESË PËR INVESTITORËT/ Rama: Provoni rakinë, do ju sjellë në qejf dhe s'do të vuani për problemet tona

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT