• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NAFTA MË E LIRË NË MAQEDONINË E VERIUT/ Shqiptarët kalojnë kufirin për tu furnizuar
Home
Ekonomi

NAFTA MË E LIRË NË MAQEDONINË E VERIUT/ Shqiptarët kalojnë kufirin për tu furnizuar

25 March, 2026 s.autor Ekonomi

Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më të ulëta krahasuar me tregun vendas.

Diferenca e konsiderueshme e çmimit ka bërë që kjo të kthehet në një fenomen të përhapur, sidomos në zonat pranë kufirit.Aktualisht, çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut varion nga 140 deri në 160 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri arrin deri në 220 lekë për litër.

Kjo diferencë prej dhjetëra lekësh për litër i shtyn qytetarët shqiptarë të kalojnë kufirin për t’u furnizuar, duke kursyer ndjeshëm në shpenzimet mujore.

Drejtues mjetesh nga zona të ndryshme tregojnë se kjo zgjedhje është bërë pjesë e rutinës së tyre.

Një qytetar nga Prrenjasi shprehet se furnizohet një herë në muaj në Maqedoni, duke theksuar se çmimet janë dukshëm më të ulëta se në Shqipëri dhe se për të kjo është një zgjidhje e leverdishme. Ndërsa një drejtues nga Pogradeci pohon se sa herë i jepet mundësia, kalon kufirin për të mbushur makinën me karburant më të lirë.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesit nga Maqedonia e Veriut konfirmojnë këtë fluks. Një drejtues nga Struga tregon se shpesh sheh automjete me targa shqiptare që furnizohen në pikat e karburantit, ndërsa një qytetar nga Shkupi e cilëson naftën në vendin e tij si më të lirë dhe cilësore.

Ky fenomen vë në dukje dallimet e theksuara të çmimeve të karburanteve në rajon dhe ngre pritshmëri nga qytetarët që institucionet shqiptare të ndërmarrin masa për uljen e tyre, me qëllim lehtësimin e kostos së jetesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHULLI I TRUMPËVE"/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar
Previous article SHOKUESE NË ITALI/ Shqiptarja tenton të helmojë vjehrrën e paralizuar, i hedh helm për minjtë në ushqim

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT