• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HUMBJE E RËNDË NJE VIT PARA ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE”/ Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?
Home
Nderkombetare

“HUMBJE E RËNDË NJE VIT PARA ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE”/ Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

24 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi. Në referendum thuajse 54 për qind votuan kundër.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj.

Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: “Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një “mundësi të humbur për modernizimin e Italisë”.

Megjithatë ajo theksoi se do të vazhdojë “punën për të mirën e kombit”. Para referendumit Meloni e kishte përjashtuar mundësinë e marrjes së përgjegjësive personale në rast humbjeje.

Synimi kufizimi i vetëqeverisjes së gjyqtarëve

Reforma ishte një nga projektet kryesore të qeverisë italiane dhe parashikonte ndryshime në disa nene të Kushtetutës italiane. Një nga pikat kryesore ishte ndarja e karrierave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, siç është e zakonshme në shumicën e vendeve evropiane.

Gjithashtu, parashikohej krijimi i organeve të reja të vetëqeverisjes për gjyqtarët dhe prokurorët. Në përbërjen e këtyre organeve synohej të merrte pjesë edhe parlamenti, çka do t’i jepte politikës më shumë ndikim në vendimet për personelin.

Kundërshtarët shohin rrezik për pavarësinë e drejtësisë

Meloni dhe aleatët e saj e konsideronin këtë reformë si një hap për t’i bërë gjyqtarët dhe prokurorët më të pavarur nga ndikimet politike dhe për ta bërë sistemin e drejtësisë në tërësi më efikas. E djathta italiane pretendon prej dekadash se pjesë të mëdha të drejtësisë mbajnë anën e së majtës.

Kundërshtarët, kryesisht opozita italiane, paralajmëroi për një ndërhyrje në pavarësinë e drejtësisë. Ata e akuzuan Melonin se synonte të rrisë ndikimin e saj mbi sistemin gjyqësor.

Sipas tyre sidomos prokuroria mund të bëhej pre e ndikimit politik, ndërsa problemet strukturore si zgjatja e proceseve gjyqësoredhe mbipopullimi i burgjeve do të mbeteshin të pazgjidhura.

Humbje e rëndë për Melonin

Për Melonin rezultati është një humbje e rëndë dhe kjo vetëm një vit e gjysmë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Referendumi konsiderohej gjithashtu si një test  për zgjedhjet e planifikuara për vjeshtën e vitit 2027.

Këtë e nënvizon edhe profesori i së drejtës kushtetuese, Nicola Lupo, nga Universiteti Luiss në Romë. Sipas Lupos, referendumi shihej nga italianët i lidhur ngushtë me Melonin dhe qeverinë e saj. Prandaj, “Jo”-ja në referendum është më shumë se një refuzim i reformës së drejtësisë.

Megjithatë aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d’Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë për një referendum, rreth 58 për qind, ndërsa të drejtën e votës e kishin mbi 46 milionë qytetarë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA TAKIM ME MINISTRAT NË VILËN 30/ Në fokus analiza dhe koordinimi i punës
Previous article 27 VITE MË PARË/ NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe dhe ndryshoi historinë e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT