• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKS NË PIKËN KUFITARE TË MORINËS/ 3 mijë qytetarë nga Kosova zgjedhin të kalojnë fundjavën në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

FLUKS NË PIKËN KUFITARE TË MORINËS/ 3 mijë qytetarë nga Kosova zgjedhin të kalojnë fundjavën në Shqipëri

21 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, deri në këto momente, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona me mbi 900 mjete të vogla, pa përfshirë autobusët me grupe të organizuara. Një numër i konsiderueshëm udhëtarësh kanë kaluar kufirin edhe me motorë.

Fluks ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, megjithëse me numër më të ulët krahasuar me hyrjet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Sipas të dhënave nga pala kosovare në pikën kufitare të Vërmicës, drejt Kosovës kanë hyrë 1 mijë e 850 shqiptarë me rreth 700 mjete.

Të dyja pikat kufitare po funksionojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa kontrolle të detajuara për qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Ndërsa në ditët e tjera të javës, kontrollet vijojnë normalisht deri në fund të muajit prill.

Pavarësisht fluksit të lartë, deri më tani nuk janë shënuar radhë apo pritje të gjata, pasi autoritetet kufitare po punojnë me ritëm të përshpejtuar për të përballuar lëvizjet e shtuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ Shoferja përplaset me motorin e Policisë, lëndohet efektivi
Previous article “ALARM SIGURIE!” Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Amerikanët në mbarë botën tregoni kujdes!

s.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT