• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PËR DREJTUES/ PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë
Home
Politikë

GARA PËR DREJTUES/ PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë

19 March, 2026 s.autor Politikë

Pavarësisht se ish-deputeti Ervin Salianji nuk e përjashtoi një ditë më parë mundësinë e kandidimit në garën e 23 majit për kryetar të PD, Partia Demokratike i mbyll derën duke thënë se nuk mund të jetë rival i Sali Berishës.

Në një përgjigje, që Report Tv i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Flamur Noka, thuhet se Salianji: nuk mund të kandidojë në garën për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend, pasi ai nuk është më anëtar i partisë.

“Nuk mund të kandidojë, nul është më anëtar i partisë”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Emri i Salianjit u la jashtë, në procesin e fundit të rifreskimit të listave të anëtarëve, bazuar mbi një udhëzim të nxjerrë në fillim të këtij viti ku thuhet se: “Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që, me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror. Apo ata, që me qëndrimet e tyre publike kanë thyer rëndë disiplinën e partisë Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Sjelljes.”

Ervin Salianji shihej si figura më e fortë dhe rival potencial përballë Sali Berishës, të cilin e ka sfiduar edhe përmes foltoreve paralele me demokratët.

Por, pikërisht për shkak të këtyre takimeve të nisura dhe akuzave të forta ndaj lidershipit demokrat, Salianji u akuzua se ka shkelur vijën e kuqe duke bashkëpunuar me krimin, që solli më tej edhe vendimin e Berishës për ta quajtur të ‘vetëpërjashtuar’.

Edhe 2 emrat e tjerë, Evi Kokalari e Alesia Balliu pritet të mos pranohen kandidate zyrtare për të njëjtën arsye, ato nuk janë në listat e anëtarësisë, dhe kryesia e PD-së me gjasë do e refuzojë kandidaturën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I SHUMËFISHTË NË QENDËR TË VLORËS/ 6 automjete përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO
Previous article HISTORI SUKSESI/ Një shqiptare emërohet në një nga postet më të larta në Microsoft

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT