• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEQJA E MASAVE TË BE PËR KOSOVËN/ Spiropali: Lajm i mirë! Kur ka maturim, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen!
Home
Politikë

HEQJA E MASAVE TË BE PËR KOSOVËN/ Spiropali: Lajm i mirë! Kur ka maturim, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen!

18 March, 2026 s.autor Politikë

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Elisa Spiropali është shprehur se heqja e masave të BE ndaj Kosovës është konfirmim i vendosmërisë dhe tregon se Kosova di të ushtrojë sovranitetin e saj më përgjegjësi.

Gjithashtu shton se ky moment duhet lexuar edhe si mundësi, pra jo vetëm si arritje.

Statusi i vendit kandidat, shton Spiropali nuk është dhuratë, por është hap logjik i radhës për një demokraci që ka qëndruar e vendosur në vlerat europiane edhe kur presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

Reagimi i plotë:

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i mirë, por është mbi të gjitha konfirmim i diçkaje që e kemi besuar gjithmonë: kur ka maturi, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen.

Kosova ka treguar se di të ushtrojë sovranitetin e saj me përgjegjësi — dhe kjo është arsyeja pse Europa ka reaguar pozitivisht. Nuk është rastësi. Është rezultat i zgjedhjeve të vështira të bëra në momentin e duhur.

Por ky moment duhet lexuar edhe si mundësi, jo vetëm si arritje. Statusi i vendit kandidat nuk është dhuratë — është hap logjik i radhës për një demokraci që ka qëndruar e vendosur në vlerat europiane edhe kur presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Bashkimi Europian duhet ta bëjë këtë hap. Jo si gjest solidariteti, por si vendim strategjik me kosto të qartë nëse shtyhet më tej.

Rajoni ynë sot është në një udhëkryq historik. Ose do të hyjë në një fazë të re demokratizimi përmes integrimit europian, ose do të mbetet peng i krizave ciklike, tensioneve dhe shteteve të dobëta. Integrimi nuk është më aspiratë politike, është domosdoshmëri jetike për të ndërtuar institucione të forta, ekonomi funksionale dhe një rend pa kapje të shtetit e me sundim te ligjit. Pa këtë drejtim, Ballkani mbetet periferi në fat të vet. Me këtë drejtim, bëhet pjesë e një Europe që nuk negocion me dobësinë, por ndërton forcë përmes rregullit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Turqia propozon zgjerimin e tubacionit Irak–Turqi si alternativë ndaj krizës energjetike
Previous article INFLACIONI NË SHQIPËRI/ Çmimet vijojnë të rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

s.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT