• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INFLACIONI NË SHQIPËRI/ Çmimet vijojnë të rriten më shpejt se mesatarja e BE-së
Home
Ekonomi

INFLACIONI NË SHQIPËRI/ Çmimet vijojnë të rriten më shpejt se mesatarja e BE-së

18 March, 2026 s.autor Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), metodologji e Eurostat arriti në 2,5% në muajin shkurt 2026, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Kjo vlerë ishte më e lartë se mesatarja e BE-së ku inflacioni mesatar në shkurt ishte 2.1%.

Ky tregues shënoi një rritje të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, ku çmimet e konsumit u rritën me 0,5% brenda një muaji. Rritja më e lartë vjetore u vërejt në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, i cili u shtrenjtua me 9,7%, duke pasur një ndikim të ndjeshëm prej 0,60 pikë përqindje në shifrën totale të inflacionit. Megjithatë, peshën kryesore në rritjen e çmimeve vazhdojnë ta mbajnë “Ushqimet dhe pijet joalkoolike”, të cilat edhe pse u rritën me 2,3%, dhanë kontributin më të madh në indeks me 0,81 pikë përqindje për shkak të peshës së tyre të lartë në shportën e konsumit.

Grupe të tjera si “Kujdesi personal” me 3,3% dhe “Sigurimet” me 3,0% gjithashtu ndikuan në këtë trend rritës, ndërkohë që sektori i transportit mbeti pothuajse i pandryshuar me një rritje minimale prej 0,1%.

E krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria pozicionohet në një nivel mesatar, duke qëndruar mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila për shkurtin 2026 u llogarit në 2,1%.

Shqipëria me 2,5% paraqitet me një normë inflacioni më të ulët se vende si Rumania, e cila kryeson listën me rritjen më të lartë të çmimeve në Evropë, e ndjekur nga Islanda, Sllovakia dhe Kroacia. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një inflacion më të lartë se fuqitë e mëdha ekonomike si Gjermania, Franca dhe Italia, apo vende të tjera si Finlanda dhe Suedia. Nivelet më të ulëta të rritjes së çmimeve në Evropë për këtë periudhë u regjistruan në Danimarkë dhe Zvicër, të cilat mbyllin renditjen me normat më minimale të inflacionit.

Ky botim i INSTAT shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm metodologjik, pasi që nga Shkurti 2026, llogaritja e indeksit mbështetet në klasifikimin e ri ECOICOP 2018 dhe ka ndryshuar vitin bazë të referencës në 2025=100.

Ky ndryshim synon harmonizimin e plotë me praktikat statistikore evropiane të Eurostat, duke siguruar që matja e stabilitetit të çmimeve në Shqipëri të jetë e krahasueshme me standardet ndërkombëtare. /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E MASAVE TË BE PËR KOSOVËN/ Spiropali: Lajm i mirë! Kur ka maturim, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen!
Previous article PARALAJMËRON HAKMARRJE/ Mojtaba Khamenei: Vrasësit e Ali Larijanit do të paguajnë me gjakun e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT