• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET KOSOVA/ Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP
Home
Rajon

TRONDITET KOSOVA/ Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP

16 March, 2026 s.autor Rajon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, pas vrasjes së xhaxhait të saj, Rasim Binakaj, 38 vjeç, në Gjakovë. Sipas Policisë së Kosovës, të shtënat ndodhën rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona u goditën me armë zjarri. Rasim Binakaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor.

Rasim kishte qenë ai që në vitin 2021 njoftoi publikun për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona humbi nënën dhe motrën e saj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit kryesor, Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, ku dyshohet se nisi konflikti.Në vendin e krimit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja dhe një mjet të mprehtë. Prokuroria ka klasifikuar rastin si “Vrasje e rëndë” dhe hetimet janë në zhvillim e sipër. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe ka bërë apel për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij.

Kjo ngjarje vjen si një tjetër goditje e rëndë për familjen Binakaj, e cila tashmë ka përjetuar tragjedi të mëparshme, dhe ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin e Gjakovës. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim me hetuesit për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË LINDJEN E MESME PO RRIT ÇMIMET/ Starmer: 53 milionë paund ndihmë për familjet britanike
Previous article RIKTHIM TE SUKSESI/ Jannik Sinner triumfon në Indian Wells, mund Medvedev në finale

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT