• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VJEDHJE SI NË FILMA BRENDA 1 MINUTE/ 20 hajdutët ‘pushtojnë’ dyqanin e bizhuterive, grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë
Home
Jetë

VJEDHJE SI NË FILMA BRENDA 1 MINUTE/ 20 hajdutët ‘pushtojnë’ dyqanin e bizhuterive, grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë

13 March, 2026 s.autor Jetë

Një video e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon momentin kur një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar hyn me forcë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe arrin të marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda më pak se një minute.

VIDEO

Grabitja ndodhi në qershor të vitit 2025 në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Fremont. Sipas autoriteteve, ngjarja u realizua nga një grup i organizuar, i cili përdori çekiçë për të thyer vitrinat e dyqanit.

Pamjet tregojnë disa automjete që ndalojnë jashtë dyqanit, ndërsa burrat e maskuar zbresin dhe hyjnë me vrap në ambientet e brendshme. Duke mbajtur çanta shpine, ata thyen me shpejtësi xhamat e vitrinave dhe marrin një pjesë të madhe të bizhuterive të ekspozuara.

Sipas mediave amerikane, grabitësit arritën të marrin rreth 75% deri në 80% të mallrave në dyqan. Brenda rreth 70 sekondash, ata morën bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milion dollarë dhe u larguan me automjetet që i prisnin jashtë.

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një “vjedhje në stil mafioz”. Hetimet u vështirësuan pasi automjetet e përdorura për arratisje rezultuan të vjedhura, çka e bëri më të vështirë gjurmimin e autorëve përmes kamerave të sigurisë.

Megjithatë, një patrullë policie arriti të ndalojë një prej automjeteve që kishte shkelur e qarkullimit. Si pasojë u arrestuan katër të rinj të moshës 19 deri në 20 vjeç, ndërsa dy prej tyre u liruan më vonë pasi çështja nuk ishte dërguar ende në gjykatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIGIMI/ Si u lidh mafia shqiptare me kartelet ekuadoriane të kokαinës
Previous article NDODH NË DURRËS/ Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndri, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT