Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ka folur për detajet e marrëveshjes më ministrin grek Niko Kotzias.
Bushati ka komentuar deklaratën e Kotzias, i cili tha Shqipëria ka lënë Greqisë 12 milje hapësirë detaje.
Dje ministri grek tha se Shqipëria ka pranuar të dhënë 12 milje të tjera, cila është e vërteta?
Unë mund t’iu them që në bisedën në princip që ne kemi zhvilluar për këtë çështje, rezultati për palën Shqiptare është disa herë më i mirë se në 2009, është në respekt të plotë me Gjykatën Kushtetuese.
Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e baraslargësisë. Ndërsa kjo marrëveshje ka modalitet të tjera.
Ne kemi diskutuar në parim mbi vijat e kuqe, ku mbi të cilat nuk dalim dot. Kjo marrëveshje është me mirë se ajo e 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë dhe më pas do të shohim marrëveshjen.
Kur do të jetë marrëveshja me detin me Greqinë?
Brenda 6 muajve të ardhshëm mund të jetë e mbyllur.


