• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUVENDI SOT TË FLASË QARTË”/ Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike
Home
Politikë

“KUVENDI SOT TË FLASË QARTË”/ Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

12 March, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në seancën në Kuvend për kërkesën e SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka lexuar raportin e PS, që nuk mbështet këtë kërkesë. Gjatë fjalës së tij, Manja tha Belinda Balluku nuk ushtron më asnjë funksion ekzekutiv qeveritar, çka do të thotë se masa personale ndaj saj nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.

Sipas tij çështja e drejtësisë është kthyer në një fasadë politike, dhe në vend të një çështjeje të qetë gjyqësore kemi një zhurmë, që ka zëvendësuar provat dhe faktet.

“Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk lajm lejuar në këtë sallë raport më të detajuar me faktet dhe provat të prokurorisë, e cila bie ndesh me rregullat e Kuvendit. Këtë raport nuk e kam dëgjuar nga deputetët e opozitës, as në vitin 2023 ku kishim kërkesën nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër deputet.

Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë këshill, në momentin që ne e paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK me dhënien e aturoizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri, për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. Kjo nuk do të thotë se paraqitja e këtij raporti para këtij Kuvendi është një procedurë formale. Përkundrazi ajo është një shprehje institucionale e drejtësisë.

Aq më tepër që kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike. Është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë, të ndajë politikën, nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i qetë gjyqësor. Jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti të drejtat e një deputeti”, tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, mungojnë në votim Spiropali dhe Xhafaj
Previous article DENONCIMI i fortë për institucionin e Mirela Kumbaros: Dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit u kapën “mat” në zyrë, drejtori i përgjithshëm dha dorëheqjen...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT