• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Të famshmit shqiptarë që i shohim gjithmonë në ekran, por partnerët nuk i tregojnë kurrë. Disave ja kemi gjetur (FOTO)
Home
Lifestyle

Të famshmit shqiptarë që i shohim gjithmonë në ekran, por partnerët nuk i tregojnë kurrë. Disave ja kemi gjetur (FOTO)

30 January, 2018 k.autor Lifestyle

Një pjesë e VIP-ve shqiptarë nuk kanë preferuar që jetën e tyre private ta përzjenë me famën e tyre. Janë aq të famshëm sa të gjithë duan të dinë gjithçka rreth tyre, por ata kanë ditur më së mirë që disa nga gjërat e tyre më të shtrenjta t’i fshehin nga syri i fansave.

Rrjetet e tyre sociale gati sa nuk po “pëlcasin” nga fotot e shumta që ata postojnë, por bashkëshortët apo bashkëshortet e tyre janë enigmë për publikun shqiptarë. Jeni kuriozë të dini se kush janë ata dhe se me çfarë merren?

Moderatorja e njohur e “Portokallisë”, Xhemi Shehu, është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës bashkëshortore. Ajo ndan vazhdimisht me fansat e saj foto të djemve të saj, por foto me bashkëshortin mungojnë. Ai quhet Ervin Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Këngëtarja Zajmina Vasjari nuk ka dashur ta bëjë publik bashkëshortin e saj. Bukuroshja është në pritje të ëmbël më biznesmenin Klodian Asllani, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri tek pasuritë e patundshme.

Këngëtarja dhe biznesmeni janë prej vitesh në një lidhje dhe pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.

 

Suada Sherifi gjithashtu ka preferuar që të mos publikojë asnjë foto me partnerin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë, Dezin. Mund të kemi parë në “Instagram” vetëm ndonjë foto me këmbët e tij, por fytyrën kurrsesi që jo. Ai quhet Eldi Dizdari dhe për shkak të punës së tij i duhet të udhëtoj shpesh jashtë kufijve shqiptarë.

Eldi nuk është i pranishëm në rrjetet sociale të saj, por një burim sekret i “Iconstyle.al” para disa kohësh arriti të zbulojë një foto të tyre.

Ish- Miss Shqipëria Valbona Selimallari është një ndër figurat publike me një jetë familjare më të fshehtë nga të gjitha. Para disa vitesh në një intervistë ajo zbuloi se është nënë e 2 djemve dhe një vajze, ndërsa burri ngelet anonim.

“Ka qenë një zgjedhje e imja që të mos flisja për fëmijët në media. Jam shumë protektive ndaj familjes”, ka thënë ajo gjatë një interviste me gazetaren Sonila Meço.

Valbona ka rrëfyer se është një nënë tërësisht e përkushtuar dhe se fëmijët mbajnë mbiemrin e saj. Në asnjë moment ajo nuk ka preferuar të flasë për identitetin e babait të fëmijëve, megjithëse përflitet se ai është një biznesmen dhe investitor i fuqishëm në prodhimin vendas, me të cilin është njohur në fillim-vitet 90-të.

Adi Krasta është një ndër gazetarët më të dashur për publiku, por që është mjaft i fshehtë përsa i përket jetës familjare. Gruaja e tij quhet Brikena Krasta, ka qenë drejtoreshë ne Ministrinë e Kulturës. Adi Krasta dhe Brikena kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Në rrjete sociale nuk qarkullon asnjë foto e tyre.

 

Gazetari Saimir Kodra është një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Ai ka rrëfyer para pak kohësh mënyrën se si e gjuajti bashkëshorten e tij Adën. Ajo punon në postin e burimeve njerëzore pranë një ministrie. Çifti ka një djalë të cilin Saimiri e shfaq vazhdimisht në rrjete sociale, por kur vjen puna tek gruaja është i rezervuar.

Çiljeta Xhilaga e ka mbajtur të fshehtë babain e djalit të saj Fernandos. Ajo ka thënë vetëm se ai është një amerikano-latin dhe quhet Thomas. Fytyrën e tij nuk kemi pasur mundësi të shohim asnjëherë. Ata tashmë nuk janë më bashkë dhe Çiljeta është në krahët e portietit Alban Hoxha.

Arbana Osmani ka publikuar vetëm një foto me bashkëshortin e saj Arditin. Ata kanë një diferencë moshe prej 8 vitesh dhe janë prindër të një djali.

Alketa Vejsiu publikon shumë pak foto më familjarët e saj, dhe në ato raste të rralla që publikon kujdeset të mos ua tregojë fytyrën. Të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush është burri i moderatores simpatike, por ajo nuk preferon ta bëj publik fytyrën e tij.

Bashkëshorti i Alketës quhet Adrian dhe është një biznesmen i madh. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Nicole dhe djalit Lionel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë i ka bërë Lori nipit të saj, Sara shkrihet së qeshuri (FOTO)
Previous article Deklarata e ambasadorit Lu për 4 familjet MAFIOZE dhe 20 grupet KRIMINALE/ Xhafaj: Janë më shumë!

k.autor

Postime të ngjashme

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm Gossip

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT