• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KTHEJI NË FLORI, MOS I FUT LEKËT NË TOKË”/ Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari
Home
Aktualitet
Kronikë

“KTHEJI NË FLORI, MOS I FUT LEKËT NË TOKË”/ Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

3 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të investojë në kriptomonedha, si një formë e re e pastrimit të  parave.

Grupet kriminale tani edhe më shumë po përdorin kriptovalutat jo vetëm për të bërë pagesat për blerjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, por edhe për të investuar këto të ardhura në portofole dixhitale në kriptovaluta.

Ndër bisedat e zbardhura janë ato midis Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, nga fshati Fatish i Peqinit që mund të konsiderohet pa frikë si ‘Pablo Eskobar’ shqiptar.

Ai ishte një emër thuajse i panjohur nga autoritetet në Shqipëri, pasi ishte vendosur në Paraguaj, ku kishte krijuar lidhje të forta me krerë kartelesh dhe organizata që ai drejtonte mund të konsiderohet më e rëndëishmja e goditur deri më tani nga SPAK

Ervis Cela dhe vëllezërit e tij, Albini, Rizai dhe Ardiani kishin arritur të krijonte një perandori ekonomike.

Në Sky Ecc ai mburrej se kishte bërë 100 milionë euro, por shprehte shqetësim për trasferimin e tyre në Shqipëri.

Por bashkëpunëtori i tij me i ngushtë Franc Çopja e këshillonte ti investonte në lingota ari.

Ashtu siç në fakt ai po bënte edhe vetë.

Hetimet

Franc Çopja orienton Ervis Çelën që të investojë paratë në lingota ari dhe të mos i groposë, pasi rrezikojnë të dëmtohen.

Ervis Çela- Shok mora 3.8 milionë sot në Tiranë…

Kam 200 ullinj në mal, duhen futur me ndonjë qyp… Se ullinjtë rrojnë shumë…

Franc Çopja-Kthej në flori…. Mos i fut lekët në tokë… Më dëgjo mua…

Ervis Çela-S’ka flori… Duhet me grabit ndonjë bankë…Duhet me porosit nga Afrika…

Franc Çopja- E di që s’ka… Do flas unë me njërin, mos na i sajon.

Por mblidhi avash-avash. Por mos fut lek në tokë se prishen.

Ervis Çela- E di që prishen lekët… Pyete. Sa të ketë 100-200 kile…

Është pikërisht një nga këto biseda me Franc Çopjan, ku Ervis Çela i tregon atij se është duke blerë dy portofole, me qëllim investimin në kriptomonedha.

Portofol që sipas tij kap shifrën e 14 milion dollarëve.

Nga ku në një vit do të arrijë të fitojë rreth 2.5 milion dollarë.

Edhe në bisedën e bërë mes Franc Çopjas dhe Maklen Micit, të zhvilluara në Sky Ecc në vitin 2021, kreu i grupit kriminal i kërkon bashkëpunëtorit të tij të gjejë 300 kg flori.

Kjo si e vetmja mundësi që paratë e fituara nga aktiviteti kriminal t’i shndrrojë në kallëpe ari, me qëllim që ta ketë më të lehtë më pas t’i fshehë, apo t’i konvertojë në para në momentin që ato do u duhen.

Bisedat në Sky Ecc

14 janar 2021

Franc Çopja (Gergyli) i kërkon Maklen Micit t’i gjejë 300 kg flori.

Dy ditë më vonë, Mici i dërgon Franc Çopjas mesazhin me këtë përmbajtje: ‘Erdhën 30 kile, nga e marta ti sjell flori’.

Në vijim Franc Çopja kërkon sërish 300 kg flori të tjerë, që sipas Micit shkojnë në vlerën 15.4 mln euro.

Ndërkohë që Mici i shkruan: ‘Fute ku të duash, e vetmja gjë që s’prishet, kjo është’.

Sikundër u pa edhe nga hetimi, kjo nuk do të ishte hera e parë që Franc Çopja kërkonte nga bashkëpunëtori i tij, t’i gjente lingota ari.

Të cilat bliheshin me paratë që ishin fshehur në pikën e këmbimit valutor, përballë Bankës së Shqipërisë.

Hetim nga ku në llogarinë e organizatës kriminale Çopja u sekuestruan edhe 10 mln euro kriptovalutë.

Portofoli që tashmë është në ruajtje në një bankë të nivelit të dytë në Belgjikë.

Bisedat Sky Ecc

24 shkurt 2021

Franc Çopja i shkruan Maklen Micit, ku i kërkon t’i gjejë 500 kg flori.

Mici nga ana e tij i dërgon një foto ku dallohen lingota ari 24 karat.

Nga ku krijohet dyshimi i arsyeshëm se Maklen Mici ka blerë për llogari të Franc Çopjas 500 kg flori, në 500 lingota ar 24 karat.

Sigurisht që sekuestrimi dhe bllokimi i një sasie të tillë kriptovalute ishte një sukses i madh për SPAK.

Kriptovaluta të cilat më pas përdoren në sektorin e ndërtimit, apo edhe në sektorë të tjerë me rëndësi për ekonominë.

Dorina Bejko, drejtuese në sektorin anti korrupsion në SPAK, thotë se një ndër bizneset që cilësohet me risk të lartë për pastrimin e parave janë pikërisht edhe pikat e këmbimit valutor, krahas sekktorëve të tjerë.

“Sektorët që shfaqen si sektorë më risk të lartë për pastrimin e parave janë pikërisht sektori i investimit të pasurive të paluajtshme, sektori i ndërtimit, shoqëritë tregtare, zyrat e këmbimit valutor, por së fundmi ajo çka është risi që ka rezultuar edhe nga hetimi i SPAK është investimi në kriptomonedha.

Procesi i pastrimit të parave fillon më futjen dhe përdorimin e cash-it në sistem”, thotë Dorina Bejko nga seksioni antikorrupsion, SPAK.

Sipas saj, kriptovalutat pastaj të jenë përkthyer, noterizuar materializuar në lingota ari.

Në momentin e parë kur janë evidentuar asetet, SPAK nuk ka pasur kapacitetet e nevojshme për të bërë të mundur bllokimin e këtyre kriptovalutave.

Tashmë edhe për shkak të ecjes në kohë, SPAK në sajë edhe të trajnimeve dhe ekspertizave të specializuara ka një kapacitet të plotë më të mirë se çfarë e ka pasur më përpara përsa i përket hetimit dhe bllokimit të kriptovalutave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRAN/ Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem, djali i Khameneit
Previous article MILANO NUK ZHGËNJEN/ Vajzat italiane tregojnë pse janë ikonat e stilit individual

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT