• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI TENTOI TË ABUZONTE ME TË BIJËN/ Rrëfehet nëna e adoleshentes: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI TENTOI TË ABUZONTE ME TË BIJËN/ Rrëfehet nëna e adoleshentes: E gjeta të zhveshur sipër vajzës. E godita me tigan dhe…

27 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 64-vjeçar shqiptar, Mark Preçi, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, pritet të paraqitet para autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat ndaj tij. Ngjarja e rëndë, e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e denoncuar nga nëna e vajzës, dyshohet të ketë ndodhur më 21 shkurt, brenda banesës së familjes. Sipas dëshmisë së nënës, vajza 25-vjeçare dhe motra e saj binjake kanë një shkallë aftësie të kufizuar mbi 95% dhe që prej vitit 2016 jetojnë me të ëmën në një apartament gjysmëbodrum, ku ajo kujdeset plotësisht për to.

Në dëshminë e saj për autoritetet, nëna ka treguar se e njihte të pandehurin prej vitesh, përmes të njohurve të përbashkët, por se nuk kishte marrëdhënie të afërta me të. Sipas saj, prej rreth një viti e gjysmë ai paraqitej shpesh në banesë për t’i sjellë ushqime. Ditën e ngjarjes, nëna ishte larguar për rreth 20 minuta për të shkuar në farmacinë e lagjes, pasi njëra prej vajzave kishte thyer syzet. Kur u kthye në banesë, ajo pretendon se e gjeti 64-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, në një situatë komprometuese me njërën prej vajzave.

Sipas rrëfimit të saj tronditës, vajza po bërtiste, ndërsa i pandehuri kishte rrobat e ulura. Ajo ka deklaruar se ndërhyri menjëherë duke bërtitur, ndërsa burri u largua drejt banjës. Në përpjekje për ta ndaluar, ajo pretendon se e goditi me një send kuzhine, por më pas rrëshqiti, ndërsa 64-vjeçari, sipas saj, e goditi me shqelma para se të largohej nga banesa.
Nëna ka treguar gjithashtu se dera e apartamentit ishte e mbyllur kur u kthye dhe se hasi vështirësi në hapjen e saj, duke shtyrë një objekt të panjohur që ndodhej në bravë. Autoritetet dyshojnë se i pandehuri mund të ketë pasur një çelës rezervë të ndërtesës. Rasti është në hetim, ndërsa pritet që 64-vjeçari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masat dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me akuzën e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAKTORI SHQIPTAR KONTRIBUES THELBËSOR"/ Begaj në RMV, pritet nga Siljanovska-Davkova: marrëdhëniet mes vendeve...
Previous article SHEMBJA E RRUGËS LIBRAZHD-PRRENJAS/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Policia njoftim zyrtar: Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut (EMRI) Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Policia njoftim zyrtar: Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT