I ftuar në emisionin “Studio të hapur”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbi vrasjen e ndodhur ditën e djeshme të Dëfrim Kasmit, u shpreh se është bërë e mundur kapja e njërit prej bashkëpunëtorin kryesor.
Për herë të parë nepermjet ministrit hidhet dritë mbi atë që ka bërë policia 24 orë pas vrasjes.
Xhafaj u shpreh se këta janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se autori Konjari ia ka hedhur në disa raste pa u ndëshkuar.
Pjesë nga intervista:
Vasili: Ju e keni shpallur në kërkim Konjarin?
Jo unë. Policia, bashkë me prokurorin që ndjek çështjen konkrete. Me këtë rast dua të apeloj dhe ndaj medias, shpesh herë nuk duhet të kërkojmë nga policia disa gjera që si bën dot. Për shkak të hetimit nuk flas dot me emra.
Vasili: Është normale që shpallet dy herë në kërkim Konjari?
Policia nuk e shpall dy herë në kërkim. Por ka thënë se është në kërkim dhe po tentohet të kapet. Këta janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Persona të tillë ka gjithë botë jo vetëm Shqipëria.
Vasili: Devi Kasmi mbahej i mbikëqyrur?
Nuk e di, unë kam qëndrimin tim që nuk hy në detajet e dosjeve hetimore.
Vasili: Konjarin e keni liruar…
Ky është personazh i njohur. Kam parë dhe jam i interesuar dhe kam parë profilin e tij. Është person me rrezikshmëri kriminale dhe falë faktit që ka mundur të korruptojë individë të caktuar kryesisht në gjyqësor, ka mundur t’ja hedh paq. Besoj se s’ka qenë gjë pozitive.


