• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E HEKURUDHËS/ Pas Dragostunjës, shembet edhe një tjetër urë pranë Murrashit, shkatërrohet totalisht
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E HEKURUDHËS/ Pas Dragostunjës, shembet edhe një tjetër urë pranë Murrashit, shkatërrohet totalisht

26 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër situatë e rëndë është konstatuar përgjatë linjës ekzistuese hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë hekurudhore rezulton të jetë shembur thuajse totalisht. Ngjarja është evidentuar dhjetëra metra në krah të aksit kombëtar Elbasan–Librazhd, në afërsi të urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit.

Zona ndodhet rreth 12 kilometra larg segmentit të dëmtuar në Dragostunjë, ku më herët u regjistrua shembja e një pjese të infrastrukturës hekurudhore. Sipas pamjeve filmike nga vendi i ngjarjes, struktura e urës është dëmtuar rëndë, ndërsa toka përreth saj ka pësuar çarje dhe rrëshqitje në disa pjesë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e terrenit.

Gjendja e krijuar paraqet potencialisht rrezik, veçanërisht nëse procesi i shembjes vijon ose përshkallëzohet për shkak të lëvizjeve të mëtejshme të tokës. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën konkrete, masat e marra apo vlerësimin e riskut për zonën përreth.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment kërkojnë transparencë dhe reagim të menjëhershëm institucional, ndërsa situata në terren mbetet shqetësuese nga demtimet e shkaktura gjatë kohës që kryhen punime për zgjerimin e rrugës që është pjesë e Korridorit Tetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI NJË MIJË SHITJE PA NDËRPRERJE/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës
Previous article PËRDORUES I SKY ECC DHE TRAFIKANT DROGE/ SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT