• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BORDI I PAQES PREZANTON FAQEN ZYRTARE/ Vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump
Home
Politikë

BORDI I PAQES PREZANTON FAQEN ZYRTARE/ Vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

24 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Pas inaugurimit më 19 shkurt në Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare të internetit. Në të janë publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojnë Kosova e Shqipëria si anëtare.

Konkretisht shtetet anëtare janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Vihet re se kryeministri Rama shfaqet menjëherë në krah të Donald Trump.

Në Kartën e Bordit, renditen të gjitha parimet dhe synimet e tij.

“Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guxim për të lënë pas qasje dhe institucione që shpesh kanë dështuar;

Duke njohur se paqja e qëndrueshme mbillet kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre;

Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar nga rezultatet, i bazuar në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vende ku ajo ka qenë për një kohë të gjatë e paarritshme;

Duke u pikëlluar që shumë qasje për ndërtimin e paqes nxisin varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që të udhëheqin njerëzit përtej saj;

Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më të shpejtë dhe efektiv për ndërtimin e paqes; dhe

Duke vendosur të formohet një koalicion shtetesh të gatshme, të përkushtuara për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv,

Të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, palët miratojnë Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në deklaratë.

Në faqe është vendosur edhe thënia e Trump për Bordin: “Ky Bord ka mundësinë të jetë një prej organeve më veprues të krijuar ndonjëherë”.

Gjithashtu, është shprehur qartazi edhe misioni, ku thuhet se kjo organizatë synin stabilitet e paqe në zonat e prekura nga lufta. Bordi do të ndërtojë paqen në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi do të kryejë funksione të tilla për ndërtimin e paqes në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sipas asaj që mund të aprovohet në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe”,përcakton misioni.

Në hapësirat përkatëse është bërë edhe ndarja për Bordin e Paqes, Bordin Ekzekutiv, Bordin Ekzekutiv të Gazës dhe Përfaqësuesin e Lartë të Gazës.

Gjithashtu, në Planin e Paqes për Gazën janë renditur vendet që do të kontribuojnë financiarisht, ndërsa Shqipëria e Kosova renditen te vendet që do të dërgojnë trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës: Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë...
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË TIRANË/ Dy të rinj në spital, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT