• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Djali i regjisorit Rob Rainer i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij shpallet i pafajshëm
Home
Jetë

SHBA/ Djali i regjisorit Rob Rainer i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij shpallet i pafajshëm

23 February, 2026 s.autor Jetë

Djali i regjisorit Rob Rainer u deklarua i pafajshëm sot, gjatë gjykimit të tij në një gjykatë të Los Anxhelosit ku u akuzua për vrasje të prindërve të tij.

32-vjeçari Nick Rainer akuzohet për vrasje të dyfishtë, një rast që tronditi Hollivudin në dhjetor. Regjisori i njohur i filmit “When Harry Met Sally” dhe gruaja e tij, Michelle Singer Rainer, u gjetën të vdekur në rezidencën e tyre në Brentwood të Los Anxhelos më 14 dhjetor.

Regjisori 78-vjeçar dhe gruaja e tij 70-vjeçare ishin goditur disa herë me thikë.

Shëndeti mendor i djalit të tyre, i cili u diagnostikua me skizofreni shumë vite më parë, si dhe varësia e tij nga droga, pritet të jenë në qendër të gjyqit.

Nick Rainer rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm dhe madje edhe me vdekje, pasi ky dënim nuk është shfuqizuar në Kaliforni, por nuk është zbatuar që nga viti 2019.

Në këtë fazë, është e zakonshme që të akuzuarit të deklarohen të pafajshëm, cilado qoftë linja e mbrojtjes që do të ndjekin në të ardhmen. Duhet theksuar se avokati i tij dha dorëheqjen papritur dhe pa asnjë shpjegim muajin e kaluar dhe është zëvendësuar nga një mbrojtës publik.

Nick Rainer do të mbetet në paraburgim pasi iu mohua lirimi me kusht dhe do të sillet përsëri para gjykatës më 29 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DOLI EMRI NË DOKUMENTET E DOSJES EPSTEIN/ Arrestohet ish-ministri dhe ish-ambasadori britanik në SHBA
Previous article ZHBLLOKOHET RIVLERËSIMI/ Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli Jetë

STUDIMI: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat Jetë

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT