• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…
Home
Futboll

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

30 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Tottenham Hotspur do të presë Manchester United në një përballje titanësh në “Wembley”. Të besuarit e Jose Mourinho vijnë nga pesë fitore radhazi në të gjitha veprimtaritë me 12 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Alexis Sanchez debutoi kundër Yeovil me fanellën e “djajve” dhe tregoi menjëherë vlerën e tij duke dhënë një asist. Kiliani, i blerë 10 ditë më parë nga Arsenal, ka luajtur shtatë herë kundër Tottenham duke shënuar vetëm një gol në dy fitore të arritura, teksa ka pësuar vetëm një humbje, sepse katër ndeshje janë mbyllur në barazim. Tottenham vjen në këtë përballje pas dy barazimeve dhe i fundit ka qenë ndaj Newport në “FA Cup”, me golin e shënuar në fund nga Harry Kane.

“Isha shumë i zhgënjyer nga fakti që nuk kishim të njëjtin motivim dhe dëshirë për të luftuar si kundërshtari,” – tha trajneri i londinezëve Mauricio Pochettino, që duket se nuk do ta ketë këtë problem kundër Manchester United

Edhe pse statistikat tregojnë se Manchester United është skuadra më në formë nga të dyja, Tottenham ka pasur një ecuri për t’u nënvizuar në fushën e saj. Në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në “Wembley”, Spurs kanë fituar tetë dhe barazuar dy. Gjithsesi, përballë do të ketë mbrojtjen dhe portierin më të mirë të kampionatit. David De Gea ka mbyllur 14 ndeshje pa pësuar gol në Premier League, më shumë se secili prej kolegëve të tij në këtë kampionat. Për më tepër, Tottenham ka fituar dy përballjet e fundit në shtëpi kundër Manchester United. United nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit si skuadër udhëtuese kundër Tottenham me dy barazime dhe tre humbje.

Harry Kane mbetet futbollisti më në formë i Tottenham me gjashtë gola të realizuar në katër ndeshjet e fundit, por ndaj United ai ka shënuar vetëm një gol çdo 500 minuta. Nga ana tjetër, Anthony Martial shënoi golin e vetëm për Manchester United në fitoren 1-0 kundër Spurs në fazën e parë. Ai ka shënuar në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur, ndërsa në FA Cup kundër Yeovil u la pushim nga Mourinho. Gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve janë fituar gjithmonë nga skuadra vendase dhe kanë prodhuar mesatarisht 2.1 gola. Të dyja skuadrat nuk kanë shënuar më shumë se një gol në shtatë përballjet e fundit mes tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ledri na paska rën në dashuri"/ Vajza, do të “shkulni” flokët kur të shihni këtë FOTO të tij!
Previous article Del në rrugë për të kënduar! Njihuni me 12 vjeçaren e cila po konsiderohet si "Adele e ardhshme" (VIDEO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT