Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e nderuar që është pjesë e vendeve themeluese të Bordit të Paqes, duke hedhur poshtë zërat se ky forum synon të zëvendësojë OKB-në.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se nuk e sheh Bordin si një tentativë për të zëvendësuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Shqipëria është e nderuar të jetë vend themelues i Bordit të Paqes. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB-në. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”, u shpreh ai.
“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes. Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti President për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi. Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë.
Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu rolin e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për përfundimin e konfliktit në Gaza, duke konfirmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar.
“Ne vlerësojmë rolin vendimtar të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj me Trump në këtë përpjekje”, tha Rama.
Ai u bëri thirrje vendeve të kontribuojnë për mbështetjen e fëmijëve palestinezë.
“Ftoj të gjitha vendet të kontribuojnë me ndërtesa për fëmijët e Palestinës dhe të ndihmojnë fëmijët e Gazës, që janë viktimat më të pafajshme të luftës”, deklaroi kryeministri.
Në vijim, Rama iu referua edhe çështjes së ish-presidentit të Kosovës, duke kujtuar se ai ishte ndaluar të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të firmosur një marrëveshje dhe se prej gjashtë vitesh ndodhet në paraburgim në Hagë.
“Sot, presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë. Dua të paraqes tek ju faktin që janë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare.Disa prezentë këtu duhet të jenë të turpëruar për atë drejtësi ndërkombëtare. Zoti President, të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin sërish”, tha Rama.


