• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHTETI YNË ISHTE NË DUART E HEKURTA…”/ Seanca në Hagë, Thaçi: Nuk u ktheva për pushtet, por…
Home
Rajon

“SHTETI YNË ISHTE NË DUART E HEKURTA…”/ Seanca në Hagë, Thaçi: Nuk u ktheva për pushtet, por…

18 February, 2026 s.autor Rajon

në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Në fjalën e tij, Hashim Thaçi tha se u kthye në Kosovë për të sjellë paqen në vend.

“Duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe, pyetja që shtrohet sot është kush e merr kontrollin. Kontrolli dhe shteti ishte në duart e hekurta të Milosheviçit. Shqiptarët shtypeshin nga pushteti i Milosheviçit. Misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione. Por shpresa jonë e vetme ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO.

Prandaj fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për këtë kauzë. Kudo që isha, isha në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë amerikanë. Milosheviçi e nisi luftën në Kosovë, kurse ne po mbroheshim. Nuk u ktheva nga Perëndimi për pushtet, as për të marrë drejtimin e Kosovës, por për paqe.

Po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Të nderuar gjyqtarë, kjo prokurori më thuri shumë lavde dhe ndau shumë tituj e grada. Por e vërteta është komplet tjetër.

Milosheviçi, me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës, është rekurtuesi më i madh i UÇK-së. UÇK nuk ishte organizatë shtetërore, por popullore që po mbroheshe nga një shtet agresor.

Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike”, tha Thaçi në mbrojtjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur 49-vjeçari në Librazhd
Previous article "PËRTYPI, POR MOS I GËLLTIT"/ Metoda e rrezikshme për humbjen peshe

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT