• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTERIALI PËR KORRIDORIN VIII/ Tajani: Nismë politike për integrimin në BE dhe forcimin e bashkëpunimit
Home
Politikë

MINISTERIALI PËR KORRIDORIN VIII/ Tajani: Nismë politike për integrimin në BE dhe forcimin e bashkëpunimit

18 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Në kuadër të Ministerialit për Korridorin VIII që po mbahet sot në Tiranë, Zv/Kryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani theksoi rëndësinë strategjike dhe politike të këtij projekti për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Tajani duke vlerësuar simbolikën e bashkëpunimit mes vendeve nënvizoi se Korridori VIII është sipas tij një zgjedhje e qartë politike dhe pjesë e strategjisë së përbashkët për forcimin e integrimit evropian të rajonit.

Tajani bëri të ditur se më 30 mars do të zhvillohet një takim i grupit të miqve të Ballkanit, me synim konfirmimin e mbështetjes për ribashkimin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Më 30 mars do të kemi një takim të grupit të miqve të Ballkanit për të konfirmuar mbështetjen për ribashkimin e rajonit”, tha ai.

Sipas tij, Korridori 8 përfaqëson një nismë politike për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe për të mbështetur integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se prania e palëve në këtë ministerial konfirmon angazhimin për thellimin e marrëdhënieve dhe për çuarjen përpara të punës së nisur më 23 në Brindizi.

“Korridori 8 është një nismë politike për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe për të mbështetur integrimin e rajonit në BE. Prania jonë konfirmon angazhimin dhe bashkëpunimin për të forcuar marrëdhëniet në rajon. Presim me padurim për të çuar përpara punën që kemi nisur në Brindizi më 23″, theksoi ai.

Tajani theksoi gjithashtu se përfundimi i Korridorit VIII përbën një objektiv sigurie dhe një prioritet të përbashkët strategjik, duke shtuar se palët janë plotësisht të angazhuara për të hedhur hapa konkretë dhe të sigurt drejt realizimit të tij.

“Korridori 8 është një përparësi e përbashkët strategjike për ekonominë tonë dhe për sigurinë tonë. Jemi plotësisht të angazhuar për të hedhur hapa të sigurt për realizimin e tij”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA NË HAGË/ Mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK
Previous article NIS MUAJI I RAMAZANIT/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT