Kim Kardashian përvec shumë “dhuntive” që ka, të jetë thumbuese është një nga gjërat që di të bëjë më mirë.
Rasti më i fundit ishte kur blogeri i njohur Perez Hilton postoi një foto të flokëve të Kim dhe aktorja e njohur Lindsay Lohan shkruajti: “Jam konfuze.”
Reagimi i Kim ka qënë sa i menjëhershëm aq edhe sarkatik.
“E di çfarë është konfuze? Ndryshimi i papritur i theksit tënd!”
E sigurisht, reagimet në rrjet kanë qënë të shumtat por rekord mban ai i blogerit Perez kur pasi i bën screenshot komenteve shkruan:
@Kim Kardashian sapo iu përgjigj komentit të Lindsay Lohan në foton time, për flokët e saj, dhe unë po qesh me lot!!!!!
Duket sikur jemi kthyer sërish në 2007!
Kim në fakt i referohet një rasti kur Lindsay në një intervistë foli me një theks të cuditshëm. Kjo e fundit më vonë shpjegoi se ishte një miksim i të gjithë gjuhëve që ajo dinte ose që po mësonte në atë kohë.
Përgatiti: AlpeNews.al




