• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPECIALE/ Dy DEKADA “negociata” për një MARRËVESHJE. I gjithë kalvari për emrin e ri të MAQEDONISË
Home
Rajon

SPECIALE/ Dy DEKADA “negociata” për një MARRËVESHJE. I gjithë kalvari për emrin e ri të MAQEDONISË

30 January, 2018 g.autor Breaking News, Rajon

Sapo është mbyllur mbledhja lidhur me përfaqësuesit diplomatikë të dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë.

Emri i cili është vendosur për t’u quajtur territori zyrtar i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është:

“REPUBLIKA GORNA MAKEDONIJA”.

Ky është emri që vjen nga vendtakimi në Athinë. Ndërkohë që alternativa tjetër ishte edhe “Republika Vardarska Makedonija“.

Ndërkohë që të gjitha mediat greke kanë publikuar emrin e ri që në shqip nënkupton: “Republika e Maqedonisë së Epërme”.

Nuk ka akoma një informacion zyrtar nga takimi, por që pritet një deklaratë për shtyp.

***

Prej vitesh kjo ka qenë çështja kyçe midis dy vendeve fqinje.

Në disa raste Greqia nuk ka pranuar aspak alternativat që ka dhënë Maqedonia zyrtare. Kujtojmë këtu se në një vizitë zyrtare të kryer në fillim të këtij viti, ministi i punëve të jashtme të Greqis Nikos Kotzias pati një takim ‘kokë më kokë’ në Shkup me zëvëndëskryeministrin për çështjet e Europës, Bujar Osmanin.

Ministri i jashtëm grek pranoi për mediat greke se emri “Sllavomaqedonia” ka qenë opsion, për të cilin, po sipas tij, ngrihen kundërshtime nga shqiptarët.

Ndërsa të dy vendet kanë në diskutim se si do të bien dakort vetë, duke çliruar kështu proceset euroatlantike të Maqedonisë, përcaktimi i Maqedonisë me cilësimin sllav, do të shtonte ngwrçet dhe faktorët kundërshtues.

Një emër i përbërë për Maqedoninë kundërshtohet edhe nga partneri i koalicionit në Qeverinë greke Panos Kamenos duke iu referuar emrit aktual “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

Zoti Kotzias nga ana e ë ka parashtruar se qëllimi i Athinës është të gjendet emër i përbërë, i cili mundet, por edhe nuk është e thënë të jetë me përcaktim gjeografik.

Ky ka qenë vendimi i fundit nga mbledhja e kabinetit grek, ndersa përgatisnin tezat e bisedës me autoritetet maqedonase.

Por si ishte ‘Kalvari’ i më shumë se dy dekadave për emrin e ri të ‘Republikës së Maqedonisë së Epërme’?

FILLIMET E MARRËVESHJES ME GREQINË / VITI 2015 – 2016

Siobhan O’Grady shkruan në ‘Foreign Policy’ se pas më shumë se dy dekadash, Maqedonia po shkon drejt pranimit të idesë se emri i saj mund të ndryshojë.

Kjo sipas O’Grady, vjen për shkak se kryeministri Gruevski nuk mund të vazhdojë më me politikën e tij nacionaliste pa kthim dhe sepse tashmë një pjesë e mirë e qëllimeve të tij është arritur.

Prej 24 vitesh, thjesht ekzistenca e Republikës së Maqedonisë ka acaruar Greqinë, që pretendon se emri i fqinjës së saj ishte vjedhur nga provinca greke që kufizohet me Maqedoninë në jugun e saj.

Dhe nuk është një sherr kalimtar: Grindja është pjesë e refuzimit të vazhdueshëm të Greqisë që nuk e lejon Maqedoninë të anëtarësohet në BE dhe NATO. Edhe OKB e përmend të këtë vend të vogël si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Tani, pas gati një çerek shekulli grindjesh, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është i gatshëm të marrë në konsideratë ndryshimin e emrit.

“Ne jemi gati të diskutojmë, të hapim bisedimet me ta, të gjejmë një zgjidhje”, i tha Gruevski gazetës Guardian.

Maqedonia e zgjodhi emrin e saj pasi u shkëput nga ish-Jugosllavia më 1991.

Përveç emrit, Greqia ka shprehur shqetësimet e saj për prirjen e Maqedonisë në kopjimin e fqinjit jugor. Zyrtarët grekë pretendojnë që maqedonasit kanë vjedhur vazhdimisht një numër ikonash greke, përfshi përdorimin e simbolit të diellit në flamurin e tyre, dhe emërtimin e aeroportit të tyre kryesor me emrin e Aleksandërit të Madh. Megjithëse nuk është folur për ndryshimin e flamurit apo emrit të aeroportit, mundësia që Maqedonia mund të ndryshojë emrin e saj është arritje.

Disa prej emrave apriori për të qenë në vend të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) ishin:

  • Alexanderland
  • Terezadonia
  • Kalbovezogosllavia

Ndërkohë çfarë SUPOZOHEJ NË 2017-ën?

  • EMRI – PAEONIA

Në kohën kur Shkupi dhe Athina përpiqen maksimalisht për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth kontestit të emrit, ka ardhur një propozim interesant nga “Financial Times”.

“Për shkak të rëndësisë vitale për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, unë sugjeroj që emri i ri duhet të jetë “Paeonia”. Banorët duhet të jetë shumë krenar me këtë emër, pasi për dallim nga Maqedonia, Paionët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbreti të Madh të Persisë gjatë periudhës 512 deri 496 p.e.s.,” shkruan Malcolm Spencer nga Universiteti i Manxhesterit.

Kjo mund të ishte mjaft e pranueshme edhe për shqiptarët, pasi historiografia shqiptare thekson se paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Strimon) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi.

Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t’i nënshtruar.

Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë.

Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mjeti me targa greke del nga rruga dhe përfundon në kanal. Dy të plagosur në Vlorë (VIDEO)
Previous article PSG i premton Neymarit blerjen e tre superyjeve për të qëndruar

g.autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT