• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITEN RASTET E SHFRYTËZIMIT ONLINE TEK TË MITURIT/ Policia e shtetit apel prindërve: Ruani privatësinë e fëmijëve
Home
Breaking News

RRITEN RASTET E SHFRYTËZIMIT ONLINE TEK TË MITURIT/ Policia e shtetit apel prindërve: Ruani privatësinë e fëmijëve

13 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt dhe me rastin e ditës së fundit të kësaj jave ndërgjegjësuese, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, ka bërë një apel të rëndësishëm për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.

Nga të dhënat e përfituara nëpërmjet bashkëpunimit me NCMEC (National Center for Missing & Exploited Children – Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), një organizatë amerikane që bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën, për identifikimin dhe raportimin e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, rezulton një rritje shqetësuese e rasteve të raportuara.

Njoftimi:

Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth 475 raportesh në muaj. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2026 janë administruar 655 raporte, duke treguar një rritje të ndjeshme të fenomenit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për prindërit që: Të monitorojnë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj aktivitetit online të fëmijëve të tyre, të komunikojnë hapur me ta, mbi rreziqet e internetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, të përdorin mjete kontrolli dhe masa sigurie në pajisjet elektronike.

Njëkohësisht, apelojmë fuqimisht që prindërit dhe çdo qytetar të ruajnë privatësinë dhe intimitetin e fëmijëve të mitur, duke mos shpërndarë apo ripostuar materiale të papërshtatshme. Këto përmbajtje identifikohen nga NCMEC, përmes teknologjive të specializuara, dhe të dhënat e poseduesve apo të shpërndarësve të tyre, i referohen Policisë së Shtetit, për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Mbrojtja e fëmijëve në hapësirën digjitale është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, prindërve dhe komunitetit, mund të garantojmë një përdorim më të sigurt të internetit, për çdo fëmijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STRATEGJI E RE PËR INTEGRIMIN EVROPIAN TË BALLKANIT/ Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?
Previous article GODITET RRJETI I KOKAINËS NË ITALI/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, sekuestrohen 200 gramë lëndë narkotike dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT