• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET RRJETI I KOKAINËS NË ITALI/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, sekuestrohen 200 gramë lëndë narkotike dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET RRJETI I KOKAINËS NË ITALI/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, sekuestrohen 200 gramë lëndë narkotike dhe…

13 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.

Operacioni u zhvillua gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe u finalizua në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave italiane, efektivët e Skuadrës Fluturuese kishin disa ditë që po monitoronin lëvizjet e dy të rinjve, të cilët u ndoqën deri në një zonë periferike të qytetit.

Atje, ata u panë duke marrë një sasi të dyshuar nga një vend i fshehur, veprim që ngriti dyshime dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën rreth 50 doza kokaine të gatshme për shitje.

Kontrolli vijoi edhe në banesën e tyre, ku u sekuestruan sasi të tjera lënde narkotike, pajisje për peshimin dhe paketimin e saj, si dhe 4 mijë euro para të gatshme, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Në total, autoritetet raportojnë për rreth 200 gramë kokainë të sekuestruar, me një vlerë tregu mbi 10 mijë euro.

Me urdhër të Prokurorisë Publike në Ankona, dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e Montacuto, ku do të qëndrojnë në dispozicion të drejtësisë italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN RASTET E SHFRYTËZIMIT ONLINE TEK TË MITURIT/ Policia e shtetit apel prindërve: Ruani privatësinë e fëmijëve
Previous article EMRAT/ Kultivim dhe trafikim i lëndëve narkotike, GJKKO jep dënimet për të akuzuarit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT