• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODINAT E REJA TË DREJTËSIË/ Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale
Home
Aktualitet
Kronikë

GODINAT E REJA TË DREJTËSIË/ Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

12 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar atë si vizionar dhe një zgjidhje afatgjatë. Në dëgjesën publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Çela tha se megjithatë nevojitet një zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale që kanë institucionet. Ai përmendi Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën tha se nuk do të mund të funksionojë dot normalisht brenda 2 apo 3 viteve të ardhshme.

“Është një proces vizionar, mendoj se është zgjidhje afatgjatë dhe i përgjigjet pak a shumë atyre që janë nevojat tona, duke patur fleksibilitet edhe sa i përket rritjes organike të institucioneve. Shqetësimi im është që duke patur parasysh afatet që do të duhen për zhvillimin e projektit deri në përfundimin e tij, duhet të marrim parasysh nevojat që kanë institucionet deri në mbërritjen në pikën finale që kërkojnë zgjidhje të përkohshme. Kam parashtruar problemin e Prokurorisë së Shkallës së parë të Tiranës, ku për 2 apo 3 vite do të kemi pamundësi të funksionimit normal të saj. Mendoj se këto duhen mbajtur në konsideratë për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme”, u shpreh Çela.

Në përgjigje të tij, kryeministri Edi Rama tha se çështja do të shihet me prioritet në mënyrë që, ndërkohë që ngrihen godinat e reja, institucionet të mund të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre.

“Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, nga përcaktimi i fituesit, projekti i detajuar dhe procesi për të zgjedhur kush do ta ndërtojë, do të duhet të mendohet fillimi i 2028 si momenti kur do fillojë ndërtimi dhe pa 3 vite të mira ajo nuk përfundon. Sigurisht që midis ditës së sotëm dhe asaj që ne po projektojmë është një 5-vjecar pa diskutim. Gjithsesi është zgjidhje përfundimtare afatgjatë. Nuk hy këtu edhe çfarë po mendojmë edhe për Durrësin apo për Fierin, janë disa pika të tjera që duam t’i zgjidhim me Korporatën Shqiptare të Investimeve. Sa i përket problematikave tani aktuale, do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë siç themi sepse nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër. Në këtë periudhë ku jemi duhen gjetur mundësitë që ju të punoni dhe përmirësoni ato kushte që janë sepse për të ndërtuar të rejat do kohën e vet. E kuptoj shqetësimin dhe do ta shohim me prioritet dhe ndërkohë që ndërtohet qendra e re, funksionet të kryhen edhe më mirë nga ç ‘kryhen sot”, deklaroi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUAJI I DASHURISË/ ‘L’elisir d’amore’, pas 14 vitesh në TKOB
Previous article RITA ORA SHFAQET NË TOP FORMË/ Publikohen FOTOT teksa shijon një shëtitje me biçikletë në Sydney

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT