• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NË PROTESTËN E PD/ Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë
Home
Politikë

DHUNA NË PROTESTËN E PD/ Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

12 February, 2026 s.autor Politikë

Në seancën plenare në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku 16 efektivë të Policisë së Shtetit u plagosën.

Balla bëri thirrje që Prokuroria të aplikojë masa shtesë për të siguruar paprekshmërinë e uniformës së policisë, duke i kërkuar Kuvendit të shprehet me urgjencë në mbështetje të punonjësve të rendit.

“Dua t’i bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protesta e thirrura nga kjo parti. Çdo parti ka të drejtë të protestojë, por mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Duket qarte se personat e përfshirë në akte dhune, janë të paguar dhe të nxitur për të kryer këto akte dhune. Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Të kërkojmë nga prokuroria aplikimin e të gjitha atyre masave shtesë që kemi marrë në vitin 2019-2020 për paprekshmërinë e uniformës së Policisë së Shtetit”, tha Balla.

Protesta e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 10 shkurt u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa Policia njoftoi se ka arrestuar 21 persona dhe vuri në hetim 4 anëtarë të PD-së dhe sekretarin organizativ, të përfshirë në aktet e dhunës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KENI KYÇUR DOSJEN E SPAK PËR BALLUKUN"/ Peleshi-Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet! Ka urdhër për…
Previous article "TË SËMURËT ME KANCER, PA MJEKIM..."/ Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT