• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMONTOHET ORGANIZATA SHQIPTARE NË ITALI/ Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇMONTOHET ORGANIZATA SHQIPTARE NË ITALI/ Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”

11 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Historia nis në vitin 2024, kur hetuesit italianë bien në gjurmët e një grupi që lëvizte kokainë nga Shqipëria drejt rajonit të Umbrias. Dyshimet i çuan autoritetet në qytetin e Folignos, ku sipas autoriteteve ishte ngritur baza e grupit.

Në krye të skemës dyshohet se qëndronte një shtetas shqiptar, i cili nga Shqipëria organizonte furnizimin me drogë. Në Itali, ai mbështetej nga bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, një shqiptar dhe një italian.

Ata kishin një restorant në Foligno, në bashkëpronësi të gruas së tij, që dyshohet se e përdornin si fasadë për aktivitetin dhe për të futur në qarkullim paratë e përfituara.

Gjatë kontrollit të së martës, hetuesit, sipas mediave, sekuestruan rreth 68 kilogramë kokainë. Ajo që ra në sy ishte mënyra e paketimit: disa nga pakot mbanin logo të markave të njohura si “Lacoste” dhe “Ferrari”.

Sipas hetimeve, droga shpërndahej në Umbria dhe në zona të tjera të veriut e qendrës së Italisë. Autoritetet kanë dokumentuar mbi 50 raste të lëvizjes së lëndës narkotike.

Anëtarët e dyshuar komunikonin me telefona të koduar, përmes aplikacioneve si Signal, Snapchat dhe FaceTime, si dhe me radio “ëalkie-talkie”. Për transportin përdornin makina me hapësira të fshehura.

Operacioni i së martës në provincën e Perugias çoi në masa sigurie për shtatë persona. Tre janë dërguar në burgun e Capanne, një është në arrest shtëpie dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pesë nga personat nën hetim janë shtetas shqiptarë, tre prej tyre banues në provincën e Perugias. Një është italian dhe një tjetër me origjinë rumune.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se hetimet vazhdojnë dhe se personat e përfshirë konsiderohen të dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË SHTËPINË E BARDHË/ Trump: I kërkova Netanyahut të vazhdojnë negociatat me Iranin
Previous article E PËSON KEQ I RIU NË ANGLI/ Foto në rrjetet sociale me paratë e drogës dhe pistoletë, dënohet shqiptari. Gjyqtari: Nëse vjen prapë këtu…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT