• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE DREJT ZVICRËS/ GJKKO dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, dy “kokat” e grupit kriminal
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE DREJT ZVICRËS/ GJKKO dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, dy “kokat” e grupit kriminal

10 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, dy “kokat” e grupit kriminal që drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës.

Gëzim Bakalli (i njohur edhe me aliasin Shkëmbim Cërmanji), kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të grupit kriminal, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në 15 episode, si dhe për falsifikim të dokumenteve të ndryshme kosovare.

Erjon Loci, ishte një nga bashkëpunëtorët kryesorë në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në Zvicër, i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve në 6 episode.

Gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026, vendosi si më poshtë:

Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji)

Gjykata e deklaroi fajtor për veprat penale:

Trafikimi i narkotikëve, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë

(nenet 283/a/2 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal)

18 vjet burgim

Grup i strukturuar kriminal, në formën e drejtimit

(neni 333/a/1 i Kodit Penal)

4 vjet burgim

Falsifikimi i dokumenteve

(neni 186/1 i Kodit Penal)

1 vit burgim

Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave

(neni 189/1 i Kodit Penal)

1 vit burgim

Falsifikimi i akteve të gjendjes civile

(neni 191/1 i Kodit Penal)

1 vit burgim

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, u caktua një dënim i vetëm prej 19 vjet burgim, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406/1 i K.Pr.Penale), u ul me 1/3, duke u konvertuar në:

12 vjet e 8 muaj burgim

Dënimi do të vuhet në një institucion të ekzekutimit të veprave penale të sigurisë së lartë.

Erjon Loci

Gjykata e deklaroi fajtor për veprat penale:

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë

(nenet 283/2 – 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal)

12 vjet burgim

Grup i strukturuar kriminal, në formën e pjesëmarrjes

(neni 333/a/2 i Kodit Penal)

2 vjet burgim

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, u caktua një dënim i vetëm prej 12 vjet burgim, i cili pas uljes me 1/3 për gjykimin e shkurtuar u konvertua në:

8 vjet burgim

Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë, duke filluar nga dita e arrestimit.

PROVAT MATERIALE

Gjykata vendosi që:

Disa dokumente, pajisje elektronike dhe sende personale të sekuestruara të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1, viti 2025.

Dokumentet e falsifikuara (pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi kosovare) të asgjësohen, në përputhje me ligjin.

SHPENZIMET DHE ANKIMI

Shpenzimet procedurale të fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve nga njoftimi i tij, pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I NATO-s NË BRUKSEL/ Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Previous article NISIN DËMSHPËRBLIMET NGA ZJARRET/ Gramsh, shpërndahet gjysma e fondit prej 86.6 milionë lekësh

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT