• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DORËZUA NË POLICI/ Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij
Home
Aktualitet
Kronikë

U DORËZUA NË POLICI/ Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

10 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar në Policinë e Kavajës pasditen e djeshme, 9 shkurt, pasi Apeli i Posaçëm e dënoi me 1 vit burg për “korrupsion aktiv” në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Me nga 1 vit heqje lirie janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 vit burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim”, është njoftimi zyrtar i Policisë për rastin.

Mësohet se Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Përpos 1 viti heqje lirie, Memollës i ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike.

Kujtojmë se më 24 janar të vitit 2025, Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga një emision investigativ.
Audio-përgjimi tregoi se kryebashkiaku, asokohe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Kjo sipas Prokurorisë së Posaçme, që të merrte votat në favor të tij.

Sipas SPAK, Memolla ka premtuar edhe punësime në bashkinë Rrogozhinë.

Pas këtij vendimi, do të duhet të bëhet procedura e shkarkimit të tij nga ana e Këshillit të Ministrave.

Më pas, në Bashkinë e Rrogozhinës pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme. Siç e parashikon ligji, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISIN DËMSHPËRBLIMET NGA ZJARRET/ Gramsh, shpërndahet gjysma e fondit prej 86.6 milionë lekësh
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë efektivi i policisë në autostradën Tiranë–Durrës, po drejtonte makinën kur...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT