Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ka dalë nga spitali Nënë Tereza, pasi u shtrua pak ditë më parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë QSUT përmes një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan “faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”.
Më 5 shkurt, mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës i kanë vendosur një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.


