• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MEMORIALI I GJERGJ FISHTËS NË LEZHË/ Ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!
Home
Kulturë

MEMORIALI I GJERGJ FISHTËS NË LEZHË/ Ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

8 February, 2026 s.autor Kulturë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot, 8 shkurt, se Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë do të kthehet në një qendër multifunksionale kreative me përmasa ndërkombëtare.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim strategjik me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), duke përfituar nga mbështetja e partnerëve evropianë.

Qendra e re do të përfshijë:

– Rezidenca Artistike & Shkëmbime, ku artistë dhe studentë shqiptarë dhe francezë do të punojnë së bashku në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor.

– Itinerari i Gjurmëve Fishtjane, një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivin e jashtëzakonshëm të Muzeut “Marubi”.

– Evente dhe aktivitete që promovojnë ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë, duke kthyer Memorialin në një pikëtakim ndërkombëtar të artit.

“Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, institucionet ndërkombëtare dhe promotorët lokalë, projekti synon të rrisë gjithashtu vizibilitetin e turizmit kulturor dhe agroturizmit në zonë, duke nxjerrë në pah bukuritë dhe shijet unike të itinerareve historike të Lezhës“, bën me dije ministri.

Gonxhja thekson se ky projekt do të shërbejë si një destinacion i ri kulturor për Shqipërinë, duke vendosur Memorialin e Fishtës në hartën ndërkombëtare të artit dhe inovacionit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BARRIERA"/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut? Agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta dhe…
Previous article E MITURA KAPET ME KARTMONEDHA TË FALSIFIKUARA/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT