• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJET EPSTEIN/ Starmer kërkon falje: Besova gënjeshtrat e Mandelsonit
Home
Nderkombetare

DOSJET EPSTEIN/ Starmer kërkon falje: Besova gënjeshtrat e Mandelsonit

5 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një mea culpa publike, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se ndien keqardhje për viktimat e Jeffrey Epstein dhe tha se është “i penduar që i besoi gënjeshtrave të Mandelsonit”.

Gjatë një eventi të mbajtur në East Sussex, Starmer ishte planifikuar të fliste për një temë tjetër, por e nisi fjalimin e tij duke trajtuar skandalin e Lordit Mandelson.

Askush nuk e dinte “thellësinë dhe errësirën e vërtetë” që rrethonte marrëdhënien e Mandelsonit me Epstein, u shpreh kreu i ekzekutivit britanik, i cili e akuzoi sërish politikanin e njohur për gënjeshtra gjatë procesit të verifikimit, kur u emërua ambasador në SHBA në vitin 2024.

“Më vjen keq që i besova gënjeshtrave të tij dhe e emërova. Ndaj edhe unë zemërimin që ndiejnë njerëzit, kur ata që janë në pozita pushteti i shpëtojnë kontrollit dhe llogaridhënies. Dëshiroj që dosjet e Mandelsonit të publikohen ‘sa më shpejt të jetë e mundur’, por kjo, momentalisht, bie ndesh me këshillat e policisë, sepse mund të ‘dëmtojë hetimet ose proceset ligjore të ardhshme”, u shpreh Starmer.

Starmer e përshkroi situatën si “zhgënjyese nga një këndvështrim personal”, por theksoi se nuk do të ndërmarrë hapa që rrezikojnë drejtësinë që duhet të marrin viktimat e Epstein.

“Ato kanë jetuar me trauma që shumica prej nesh mezi mund t’i imagjinojë” dhe kanë parë që përgjegjësia dhe llogaridhënia janë “vonuar dhe shumë shpesh mohuar”, ishte komenti i tij.

Starmer u përpoq disi edhe të shfajësohej, duke theksuar se Mandelson e përshkruante Epstein si dikë “që e njihte pak”. BBC shkruan megjithatë se, të mërkurën, Starmer i tha Parlamentit se ishte në dijeni të raporteve “të vazhdueshme” të Mandelsonit me Epstein, pedofili i dënuar që vdiq në vitin 2019.

Peter Mandelson u shkarkua nga roli i tij si ambasador në Uashington nëntorin e kaluar, pasi u zbulua niveli i vërtetë i lidhjeve të tij me financierin amerikan.

Ndërkohë, dokumente të publikuara së fundmi nxorën në pah edhe një tjetër detaj shokues, pasi treguan se, kur ai ishte ministër në qeverinë britanike në fund të viteve 2000, të drejtuar nga Gordon Brown, i kishte dërguar Epsteinit informacione konfidenciale mbi atë që po ndodhte në Downing Street.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BESIMI ËSHTË THEMELI I FORCËS..."/ Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me prezencën e Presidentit Trump
Previous article EMRAT/ Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT