• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SI E VRAMË DORIAN SHKOZËN?” Rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat
Home
Breaking News

“SI E VRAMË DORIAN SHKOZËN?” Rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

3 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” që u zhvillua këtë të martë, i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka dëshmuar për vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdylit, krim i ndodhur në zonën e Nishtullës në Durrës më 2 Mars të 2020-ës.

Hoxhaj pranoi planet për vrasjen e Shkozës, sqaroi se këtë “punë” ia kishte propozuar i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani dhe tregoi me detaje se çfarë ndodhi atë ditë.

Rrëfimi i Hoxhajt nis me si u njoh me Dumanin në vitin 2020: “Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e F.Q-së në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar.

Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po.”

Pas këtij propozimi për “punë”, Hoxhaj hyn më në detaje. Ai tregon se porosia ishte për dy vrasje nga Erjon Alibej, i cili në këtë rrëfim përmendet me pseudonimin “Krymi”. Ata do merrnin 70 mijë euro. Hoxhaj tregon se ishte periudhë e pandemisë dhe ndonëse kishin dalë pa leje, kishin zbatuar të gjitha rregullat e qarkullimit për të mos rënë në sy.

“Nuredimi më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.
Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe E.B, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi.

Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova tek shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte E.B në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, E.B një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro tek servisi. Kur kaluam njëherë nuk ishte prezent. Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona i shoqëruar. E.B më thotë, ja ku janë. Ishin 3 vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë mu bllokua, përdora tjetrën.”, tregon Hoxhaj.

Më pas ai tregon dhe një ndërveprim që pati me Shkozën, për t’u siguruar që ishte vërtet ai, para se ta vriste. Pas ngjarjes, Hoxhaj tregon se paratë për kryerjen e kësaj “pune”, një shumë prej 70 mijë eurosh, i ndau me bashkëpunëtorin. Pas krimit, Hoxhaj ka jetuar i qetë në Tiranë, pa u fshehur.

“Njëri nga ata ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë, a ti je Doriani. Ai tha jo. Pyeta E.B, a ky është. Po më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe E.B. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë, mua më lër tek Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku u dogj tek Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha, o kusho doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen. Por ajo 70-shja u nda mes meje e E.B-së. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga Krymi.”, tregon Hoxhaj.

Sjellim ndërmend se Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u vranë më 2 mars 2020 në Durrës me armë zjarri kallashnikov. Të dy ishin duke lëvizur në këmbë, ndërsa u qëlluan nga një automjet në lëvizje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË KUVEND/ Nërpritet seanca
Previous article ANKIMIMI I QEVERISË PËR BALLUKUN/ Sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT