Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me publikimin e faqeve të reja në dosjen ‘Epstein’, në të cilat del dhe emri i tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i Tesla-s shprehet se askush nuk ka luftuar më shumë se ai për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët.
“Askush nuk ka luftuar më shumë se unë për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët, duke e ditur shumë mirë se media trashëgimtare, propagandistët e së majtës ekstreme dhe ata që janë në të vërtetë fajtorë, nuk do të pranonin asgjë, nuk do të mohonin gjithçka dhe do të bënin kundërakuza kundër meje.”, theksoi ai.
Musk shtoi se e dinin se emri i tij do të njollosej, pavarësisht se nuk ka qenë i pranishëm në festat e Jeffrey Epstein, apo të kishte shkelur në ishullin e tij.
“E dija që do të më njollosnin pa pushim, pavarësisht se nuk kisha marrë pjesë kurrë në festat e tij, nuk kisha qenë në aeroplanin e tij “Lolita Express”, nuk kisha shkelur në ishullin e tij të frikshëm dhe nuk kisha bërë asgjë të gabuar. Të fortët duhet të mbrojnë ata që nuk mund të mbrojnë veten, veçanërisht fëmijët e cenueshëm. Do të pranoj çdo dhimbje në të ardhmen për të bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe për t’u dhënë atyre një shans për t’u rritur dhe për të pasur jetë të lumtura.”, tha Musk.


