• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pronarët e Aeroportit të Rinasit, të lumtur që do të kenë rival: Suksese Aeroportit të Vlorës!
Home
Sociale

Pronarët e Aeroportit të Rinasit, të lumtur që do të kenë rival: Suksese Aeroportit të Vlorës!

30 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, sot ka ndodhur një fenomen i jashtëzakonshëm në aspketin ekonomik. Kompania Tirana Aeroport Partners, e cila menaxhohet nga një kompani kineze me kapital off-shore, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të lejuar ndërtimin e një aeroporti alternativ në Vlorë, i cili pritet të ndërtohet me paratë e një kompanie turke.

Në mënyrë krejt të habitshme, TIA ka shpërndarë një deklaratë për shtyp ku shpreh lumturinë që do të ketë rival në fushën e aviacionit dhe nuk do ta ketë më vetëm ajo eksluzivitetin e fluturimeve në Shqipëri: “Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë”.

Madje TIA shkon edhe më tej se me të njëjtin gëzim ajo e ka pranuar liberalizimin e tregut të aviacionit përmes një marrëveshje me Qeverinë Shqiptare në vitin 2016, ku ajo ka dëshmuar vullnetin e plotë të për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi. Qershia mbi tortë e këtij reagimi absurd të Tirana Airport Partners është edhe fjalia përmbyllëse kur thotë se: “TIA  uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri”. Duket qartë se investitorët off-shore kinez të TIA-s, ose janë akoma nën efektin e mentatlitetit komunist të shtetit që i përkasin “ku edhe kur shteti nuk ka të drejtë, ai ka gjithmonë të drejtë”, ose është konfirmimi i asaj që përflitet prej kohësh se në fakt pronarët realë të Aeroportit të Rinasit janë thjeshtë njerëz pranë kryeministri Edi Rama të kamufluar si kinezë.

  • Reagimi i Plotë i TIA, për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Marrëveshja me Qeverinë Shqiptare për liberalizimin e fluturimeve e firmosur në vitin 2016, ka dëshmuar vullnetin e plotë të TIA-s për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi.

TIA u ka shërbyer vitin që shkoi 2.6 milionë pasagjerëve dhe do të vazhdojë t’u shërbejë me përkushtim, me ndihmën e vlefshme të punonjësve të saj dhe palëve të treta, që punojnë pa u kursyer për t’u siguruar pasagjerëve një udhëtim të qetë dhe të sigurt.

Kompania do të vazhdojë të kontribuojë siç ka bërë deri më tani, në rritjen e ekonomisë, në promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave shqiptare, në mbështetje të fushës së edukimit dhe njerëzve në nevojë, me rol të rëndësishëm në punësimin e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës rreth e qark aeroportit, duke operuar me korrektësi sipas standardeve evropiane.

TIA  uron sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nagatomo nuk është i vetmi. Montela largon një tjetër lojtar nga Interi
Previous article Sa paska ndryshuar! Publikohen FOTO të rralla: Ja si dukej Eni Çobani nuse

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT