• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA SHPREHU SHQETËSIMIN PËR EKZEKUTIMIN/ Lirohet protestuesi iranian Erfan Soltani
Home
Nderkombetare

SHBA SHPREHU SHQETËSIMIN PËR EKZEKUTIMIN/ Lirohet protestuesi iranian Erfan Soltani

1 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Protestuesi iranian Erfan Soltani, i arrestuar në janar gjatë lëvizjes kundër qeverisë në Iran dhe për të cilin Uashingtoni kishte shprehur shqetësime se mund të ekzekutohej, është liruar me garanci, bëri të ditur sot avokati i tij.

Sipas avokatit Amir Musakani, 26-vjeçari u lirua të shtunën dhe mori mbrapsht sendet e tij personale, pasi u pagua një garanci prej dy miliardë tomanësh iranianë, rreth 10.600 euro.

Soltani u arrestua më 10 janar, së bashku me dhjetëra protestues të tjerë, gjatë demonstratave të mëdha antiqeveritare që shpërthyen në Iran dhe që, sipas autoriteteve, çuan në mijëra viktima. Ai mbahej i ndaluar në qendrën e paraburgimit në Karaj, pranë Teheranit, nën akuzat për propagandë kundër sistemit islamik dhe rrezikim të sigurisë kombëtare, sipas drejtësisë iraniane.

Në mesin e janarit, Shtetet e Bashkuara dhe disa organizata joqeveritare kishin shprehur shqetësime se Soltani rrezikonte ekzekutimin. Megjithatë, autoritetet iraniane, në një vend që zbaton gjerësisht dënimin me vdekje, mohuan se ai përballej me një rrezik të tillë për veprat që i atribuoheshin.

Sipas zyrtarëve iranianë, protestat që nisën më 28 dhjetor fillimisht ishin paqësore dhe të lidhura me rritjen e kostos së jetesës, por më pas u shndërruan në “trazira”, të shoqëruara me viktima dhe akte vandalizmi.

Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se kanë nxitur protestat, duke i cilësuar ato si pjesë e asaj që e përshkroi si një “operacion terrorist”, veçanërisht në kulmin e demonstratave më 8 dhe 9 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHANTAZHET E FUNDIT E PEDOFILIT: E gjtihë historia e Bill Gates në Dosjen Epstein
Previous article INTERVISTA/ Rama për “Jerusalem Post”: Lufta në Gaza? Vuajtjet e palestinezëve janë reale

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT