Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Idriz Xhomaren, ka prekur shumë demokrat dhe jo vetëm. Të shumta kanë qenë reagimet nga PD për humbjen e tij.
Mes atyre që kanë reaguar ka qenë dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
- Reagimi i Berishës:
Humbem nje mik, personalitet me vlera te çmuara, ish deputetin e Partise Demokratike, Idriz Xhomaren!
Te dashur miq, sot u nda nga jeta Dr. Idriz Xhomara, ish deputet i perkushtuar i Partise Demokratike te Shqiperise, intelektual i njohur, personalitet i shquar i shkencave bujqesore, autor monografish, analizash seroize, bashkeshort, prind shembullor dhe nje mik i dashur per mua dhe te gjthe ata qe paten fatin te njohin miqesine, njerezine, fisnikerine e tij.
Ne keto momente zije dhe dhimbje per familjen, te afermit, miqte dhe mbare demokratet, duke shprehur ngushellimet me te thella dhe mirenjohjen me te thelle, une i lutem Zotit qe shpirti i mire i Dr. Idriz Xhomares te gjeje paqen e merituar! Sb
- Reagimi i Bashës:
Me trishtim ndaj nje lajm te hidhur per familjaret, miqte, matjanet, demokratet dhe per kedo qe e njohu Idriz Xhomaren, i cili u largua sot para kohe nga jeta.
Idrizi Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet.
Eshte kjo arsyeja pse matjanet e zgjodhen dy here si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, me vote te drejtperdrejte, sepse Idrizi i bente nder jo vetem Partise Demokratike dhe demokrateve por gjithe komunitetit.
Ekspert i shquar ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve me peshe ne kete fushe, Idriz Xhomara mberthente brenda personalitetit te tij, erudicionin akademik dhe urtesine proverbiale matjane, pasionin dhe gatishmerine per t’ju gjendur njerezve ne nevoje, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanet ishin dashuria e tij e madhe.
Mendimet dhe lutjet e mija shkojne se pari tek familja e Idrizit, bashkeshortja e tij Sofia, vajzat Miranda, Aida dhe Xhoana dhe djali i tij Hektori, por edhe tek miqte e tij te shumte. Zoti ju dhente force, i paharrueshem qofte kujtimi i tij dhe mirenjohja per gjithcka te mire qe la pas. U prehte ne paqen e Zotit!


