• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
U GJETËN PAS 10-VITESH/ 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse
Home
Kulturë

U GJETËN PAS 10-VITESH/ 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

30 January, 2026 s.autor Kulturë

Dhjetë ikona me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, i rikthehen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Pas 14 vitesh mungesë, dhjetë ikona të vjedhura me vlera të jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore i janë rikthyer Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në një ceremoni zyrtare Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, për rikthimin e këtyre ikonave. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhja vuri theksin te rëndësia jetike e regjistrimit të pasurive kulturore:
“Ky rikthim nuk është vetëm një akt ligjor, por një akt drejtësie historike dhe shpirtërore. Regjistrimi mbetet mjeti i vetëm i besueshëm për identifikimin e origjinës së tyre në rastet kur ato rrezikojnë të trafikohen”.

Nga ana tjetër, Kryepeshkopi Joan shprehu mirënjohjen për angazhimin e institucioneve.
“Jemi të angazhuar për ta mbrojtur këtë kulturë, e cila është pjesë e identitetit tonë europian”.

Ikonat, të cilat i përkasin kishës monument kulture “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit, kishin rënë pre e trafikimit vite më parë. Gjetja e tyre u bë e mundur falë një operacioni të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKIMOI MASËN E ARRESTIT ME BURG/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Previous article U PLAGOS NË BURGUN GREK/ Zbulohet e shkuara e errët e Dhimitër Mecit, i akuzuar për disa vrasje, tentoi të ekzekutonte mafiozin Jani Lala

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT