• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E OPOZITËS MË 24 JANAR/ AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit
Home
Nderkombetare

PROTESTA E OPOZITËS MË 24 JANAR/ AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

28 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur sot, 28 janar, hetimet lidhur me shoqërimin e një të mituri, 14 vjeç, në komisariatin e Tiranës gjatë protestës kombëtare të opozitës. Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe hetimet përqendrohen te kushtet e shoqërimit të të miturit.

Sipas njoftimit të AMP-së, efektivët që kanë kryer shoqërimin do të merren në pyetje, ndërsa njëkohësisht do të shqyrtohen edhe praktikat e përgjithshme të shoqërimit në komisariat.

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetime shtesë edhe pas akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Kujtojmë se jo më larg se dje, në sallën e Kuvendit, vetë ministrja e Brendshme Albana Koçiu sqaroi të gjitha aludimet e ngritura mbi rastin e të miturit.

“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji.

Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me standardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë.

Askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, tha ajo.
Edhe Policia, në reagim zyrtar fill pas tubimit tha se “i mituri ishte parë duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë”. Për këtë arsye, ai është shoqëruar për verifikim, ku është konfirmuar edhe mosha e tij.

Ndërsa krydemokrati Sali Berisha ka deklaruar një version krejtësisht ndryshe.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale. Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar“, është shprehur ai, duke thënë se për këtë kryeministri Edi Rama duhet të mbajë personalisht përgjegjësi.

Protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita u shoqërua nga tensione të vazhdueshme. Policia arrestoi 18 persona. Nën hetim pas incidenteve janë vënë katër zyrtarë të PD-së, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Ervin Minarolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA DETYRA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I DOGANAVE, GENTI GAZHELI/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)
Previous article BABAI PLAGOSI VAJZËN DHE KOLEGUN E SAJ/ Shokon dëshmitari: Pastroi gjakun nga biçaku dhe iku me qetësinë e vrasësit nga vendngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT