Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Frosinone për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari i identifikuar me inicialet P.X është kapur duke qarkulluar me biçikletë teksa shpërndante drogën e llojit kokainë dhe hashash.
Policia ka vërejtur të riun e dyshimte dhe e ka ndjekur atë, duke u përballur me rezistencën e tij.
Gjatë përplasjes me karabinierët 19 vjeçari ka hedhur biçikletën dhe një zarf me 16 gram kokainë.
Me tej për të shpëtuar ai u ka thënë oficerëve se ishte I pastrehë por që gënjeshtra e tij është zbuluar pas hulumtimit në rrjetet sociale.
Policia ka siguruar të dhëna të mjaftueshme dhe adresën e banesës. Pas kontrollit në shtëpi, janë sekuestruar 790 euro, dy peshore, 200 gramë kokainë e dy gramë hashash. Vlera e drogës në treg arrin shifrën rreth 80 mijë euro.


