• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR PAK NA U SHKATËRRUAN SISTEMET DIGJITALE”/ Rama: Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike
Home
Politikë

“PËR PAK NA U SHKATËRRUAN SISTEMET DIGJITALE”/ Rama: Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike

26 January, 2026 s.autor Politikë

Në vijim të fjalës së tij mbi historinë e strehimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Shqipërisë për të strehuar mijëra shtetas iranianë, duke theksuar se ky veprim është shoqëruar me rreziqe serioze për vendin.

Rama deklaroi se Shqipëria i ka ofruar strehim dhe mbrojtje edhe kombeve të tjera në nevojë, duke përmendur rastin e iranianëve, të cilët sipas tij, u bënë shkak për sulme të ashpra kibernetike që rrezikuan infrastrukturën digjitale të vendit. Ai theksoi se strehimi i personave që ndodhen në rrezik nuk është një vendim pa pasoja, por një akt që shpesh shoqërohet me kosto dhe rreziqe të larta.

Sipas kryeministrit, Shqipëria i ka rezistuar sulmeve kibernetike që, siç u shpreh ai, për pak sa nuk shkatërruan sistemet digjitale shtetërore. Rama shtoi se në atë periudhë, vendi u këshillua nga partnerë ndërkombëtarë që të shmangte reagime të nxituara ndaj Iranit, duke marrë parasysh peshën dhe ndikimin e këtij shteti.

Ai bëri të ditur se Shqipëria ka ndërprerë çdo lidhje me regjimin iranian, duke theksuar se marrëdhëniet janë shkëputur plotësisht. Në vijim të deklaratës, Rama përmendi edhe informacione për ngjarje të rënda të ndodhura së fundmi në Iran, ku sipas tij ka pasur viktima të shumta, ndërkohë që vuri në dukje mungesën e protestave në Evropë kundër regjimit të Ajatollahëve, pavarësisht raportimeve për mijëra të vrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND ARRATIA/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares
Previous article "JAM I DYTI PAS TRUMP, QË MBAJ FJALIMIN KËTU"/ Rama në Knesset-in izraelit: Xhelati në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër, duhet të çarmatosen

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT