• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE MES TRUMP DHE BE PËR GRIENLANDËN/ Presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik
Home
Nderkombetare

TENSIONE MES TRUMP DHE BE PËR GRIENLANDËN/ Presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

19 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me pretendimet për aneksimin e Groenlandës vijon të thellohet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të përqendrohen te Rusia dhe Ukraina, dhe jo te Groenlanda.

Në një intervistë për NBC News, Trump përsëriti se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave shtesë nëse nuk arrihet një marrëveshje për ishullin arktik. I pyetur nëse SHBA-të do të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment”.

Sipas raportimeve, në lidhje me deklaratat e Trumpit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, theksoi se sipas sistemit kushtetues amerikan, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë.

“Sipas Kushtetutës sonë, Kongresi duhet të shpallë luftë. Nuk parashikoj asnjë skenar ku SHBA-të i shpallin luftë Groenlandës,” deklaroi Johnson. I pyetur nëse Trump mund të dërgojë trupa në Groenlandë pa miratimin e Kongresit, ai shtoi se një inkursion ushtarak në shkallë të gjerë do të kërkonte domosdoshmërisht përfshirjen e Kongresit.
Megjithatë, Trump nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga pretendimet e tij ndaj ishullit arktik. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se NATO i ka kërkuar Danimarkës prej 20 vitesh të përballet me atë që ai e quan “kërcënimi rus” në Groenlandë.

“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se kërcënimi rus duhet të largohet nga Groenlanda. Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë. Tani ka ardhur koha dhe ne do ta bëjmë!”, shkroi Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI HEKURUDHOR NË SPANJË/ Gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve, detajet nga hetimi
Previous article VRASJA E JANI ALIAJT NË BURGUN GREK/ Hetuesit grekë dyshojnë se motiv janë pazaret dhe konfliktet e drogës

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT